Politike29 Dhjetor 2022, 19:00

“Në PD luftë për ambicie”, Lorenc Vangjeli: Ka krisje mes Bashës, Alibeajt dhe Bardhit

Shkruar nga Pamfleti
“Në PD luftë për ambicie”, Lorenc Vangjeli: Ka krisje

Analisti Lorenc Vangjeli ka ngritur dyshime se ka një krisje mes Lulzim Bashës, Enkelejd Alibejt dhe Gazment Bardhit.

Sipas tij, kjo situatë i shkon më për shtat Ramës. Vangjeli tha në një emision se në PD të gjtihë aknë ambicie personale.

Ka një çarje midis z. Alibeaj dhe z.Basha. Z. Alibeaj e konsideron veten kryetar real i PD-së, si njeriu që i vë emrin vulës. Ka edhe një ndarje mes dy personazheve, z.Alibeaj dhe z. Bardhi. Ka një fragmentarizim të mëtejshëm për shkak të ambicieve personale të secilit.

Te Foltorja të gjithë prej tyre veç e veç pohojnë se do shkojnë me humbje nëse drejtohen nga Berisha, por pretendojnë se topi do vihet edhe njëherë në lojë dhe do fillojë loja nga e para.

Mandati i katërt i Ramës është efekt anësor, humbet publiku. Humbet një nga institucionet më të rëndësishme, që është institucioni i opozitës. Nuk ka rëndësi sa i ulet është pullazi i qymezit, rëndësi ka te jem unë këndezi në maj të saj”, tha Vangjeli.

Politike Alibeaj Bardhi Basha vangjeli