Sikurse pritej, Ilir Meta nuk planifikon të largohet nga politika pas përfundimit të mandatit si President.
Për “Opinion”, pyetjes nëse në moshën 53-vjeçare do të dalë në pension në politik apo do t’i rezistojë kohës, Meta iu përgjigj me tone sarkastike se është si Kristiano Ronaldo që ka parametrat e një 18-vjeçari.
“Jam si Kristiano Ronaldio dhe i kam parametrat për 18 vjeç. Ajo që unë do bëj është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj popullit të Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit.“- tha Meta.
I pyetur se çfarë angazhimi do të ndërmarrë pas rikthimit në politikën aktive, Meta tha se: “Unë do të dëgjoj popullin e 2 marsit. Populli i 2 marsit shpëtoi Shqipërinë nga një gjë e rëndë që mund të ndodhte. Nëse ata do të çonin ligjet me betim të Lanës në Gjykatën Kushtetuese do të shpërbëja Parlament, qeveri dhe çdo gjë. Njeriut që ia thashë unë spiunoj direkt.”