Sport19 Maj 2022, 19:11

Në prag të finales së 25 majit, UEFA jep urdhër, ja zona që është vendosur në dispozicion për tifozët e Fejnordit

Shkruar nga Pamfleti
Në prag të finales së 25 majit, UEFA jep urdhër, ja zona

Në prag të finales së 25 majit, UEFA jep urdhër, ja zona që është vendosur në dispozicion për tifozët e Fejnordit

Shqipëria do të presë finalen e UEFA Conference League më datën 25 maj. Është hera e parë që një finale e kompeticioneve europiane luhet në vendin tonë dhe Tirana ka nisur prej kohësh të bëhet gati, për të pritur mijëra tifozë që do të mbërrijnë në kryeqytet, të Romës dhe të Fejnordit. 

Kreu i shoqatës së tifozëve të Fejnordit, Kis Lau, ka folur për mediat holandeze, ku ka treguar se më shumë se 8 mijë mbështetës nga organizata e tifozëve, do të jenë në Tiranë. Gjithashtu, Lau zbuloi se UEFA i ka dhënë urdhër Shqipërisë që të përcaktojë një zonë ku të rrinë tifozët e Fejnordit. 

Sipas Lau, mbështetësit pa biletë ndoshta mund ndjekin ndeshjen në ekranet e mëdha në zonën speciale të tifozëve të Fejnordit, në zonën e Pedonales në Tiranë. “Fillimisht, ekranet e mëdha nuk ishin të vendosura në dispozicion për ne, por kam dëgjuar se Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, do ta rregullojë këtë”. 

“Të gjithë tifozët së bashku në një vend të para-përcaktuar, e bën gjithashtu shumë më të lehtë për policinë në terren, e cila nuk ka shumë përvojë me këto lloj organizimesh të mëdha”, tha Lau. 

Sport finalja e Conference League Kis Lau kreu i shoqatës së tifozëve të Fejnordit UEFA