Aktualitet31 Maj 2018, 17:36

Në prag të sezonit turistik, plazhet e Vlorës janë të pista dhe të ndotura

Shkruar nga Pamfleti
Në prag të sezonit turistik, plazhet e Vlorës janë të

Drejtoria e Shërbimit Publik të Vlorës ka deklaruar se tetë pika në plazhet e qytetit rezultojnë se janë të ndotura. Më i ndoturi ndër ta është plazhi i Shkollës së Marinës. Problematik jo pak është edhe kanali i ujërave të zeza që derdhet në “Plazhin e Vjetër”.

Në shkollën e Marinës, në pamje të parë çdo gjë duket normale. Atje madje gjen edhe plazhistë.  Por ujërat e zeza që vijojnë të derdhen në det janë edhe shkaktaret pse në analiza ky plazh rezulton i ndotur. E njëjta situatë në zonën e plazhit të vjetër ku prej vitesh derdhen në det ujërat e zeza. Një tjetër pikë me ndotje të lartë është plazhi në afërsi të Pyllit të Sodës ku ndodhet dhe kanali i madh i qytetit të Vlorës, shkruan TCH.

Impianti i ujërave të zeza që duhet të ishte vënë në punë prej kohësh këtu do ta ndryshonte situatën. Alternativë për pushuesit që zgjedhin Vlorën janë shumë plazhe të tjera të pastra në zonën e Radhimës, Ujit të ftohtë apo Pashalimanit.

Plazhet shqiptare vazhdojnë te jetë të ndotura. Jo vetëm Vlora, por edhe plazhe të tjera, nga Veriu në Jug nuk plotësojnë kushtet higjernike të duhura për turistët e huaj.

 

 

 

Aktualitet ndotur plazhe Vlorë