Showbiz11 Tetor 2022, 10:14

‘Në prapaskena ndodhin gjëra të tmerrshme, vajzave u bëhet presion’, Miss Universe Albania sqaron deklaratën

Shkruar nga Pamfleti
‘Në prapaskena ndodhin gjëra të tmerrshme, vajzave u

‘Në prapaskena ndodhin gjëra të tmerrshme, vajzave u bëhet presion’, Miss Universe Albania sqaron deklaratën

Një deklaratë e Ina Dajçit, e shpallur “Miss Universe Albania” në gusht të vitit 2021 ku thotë se eksperienca në këto konkurse është e tmerrshme, është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Ina pranoi ftesën e Bieta Sulos këtë të hënë, ku sqaroi këtë deklaratë dhe tregoi se çfarë gjërash të tmerrshme nënkuptonte.

Në prapaskena, tjetër gjë thuhet, tjetër gjë ndodh, u shpreh ajo, ndërsa theksoi se ndaj vajzave ushtrohet shumë presion dhe u kërkohet perfeksioni.

“Vajzat në konkursin në Miss Universe në Izrael ishin shumë të shqetësuara për pamjen e tyre. Disa ishin me plagë të freskëta të ndërhyrjeve. Atyre u ushtrohet një presion shumë i madh, për të qenë perfekte.

Presioni bëhet nga njerëz që komentojnë, por dhe njerëzit që janë aty. Ushtrojnë presion në mënyrë shumë të dhimbshme.

Një nga eksperiencat e para, pasi fitova në Shqipëri. Një nga gjërat që na kërkuan në fillim ishte një video ku ti tregon si do ta përdorësh platformën e Miss Universe.

Jam pjesë e një misioni humanitar në Neë York. Kisha bërë një video ku isha veshur me një kostum me motive shqiptare. Kostumi im ishte i mbyllur dhe në momentin që ua tregova këtë video, një nga organizatorët më tha je shumë e zgjuar, por je shumë e mbyllur në videon tënde, nuk po na tregon asgjë”, tha ajo, duke treguar se i kërkuan të tregonte sa më shumë nga dekolteja.

“Kuptova që atyre nuk u interesonte mendja ime”, thekson Ina Dajçi.

“U thash që nuk jam konservatore, por në momentin që po flet për kriza humanitare, nuk mund të vishesh ndryshe. E gjitha që shihet atje është sa do të tregojë një vajzë nga hiret e saj. Mbaj mend që u ndjeva shumë keq”, u shpreh ajo.

Lifestyle #Miss Universe Albania gjera te tmerrshme Ina Dajci