Mijëra të rinj nga të gjitha viset shqiptare mbrëmë kishin një destinacion të përbashkët parkun e Gërmisë në Prishtinë ku filloi festivali i shumëpërfolur Sunny Hill.
Në të përformuan artistë të njohur vendor, e në fund, “qershia mbi tortë” ishte përformanca e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.
Atmosferë e zjarrtë mbretëroi në momentin që Dua u ngjit në skenë. Asaj iu bashkangjitën edhe artistët “vendorë” Yll Limani dhe
Deri më 7 gusht në “Sunny Hill”, do të performojnë artistë të njohur vendor dhe ndërkombëtarë: J Balvin, Kida, Yll Limani , Elvana Gjata etj.
Deri më tani janë shitur hiç më pak se 20 mijë bileta.
Kështu deklaroi në Klan Kosova, Fat Gjakova, nga stafi i Sunny Hill.