alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Në Pustec me pak turizëm, krap dhe çaj mali

31/07/2021, 15:27
ne Aktualitet, Turizem
A A

Disa vite më parë, Spase Tërpo, mësues historie në Pustec, qendër e bashkisë së minoritetit maqedonas buzë liqeneve të Prespës, foli me një grup turistësh që vërdalliseshin pa ndonjë qëllim në fshat. Turistët ishin kureshtarë të njihnin kulturën e zonës dhe mësuesi i historisë e kuptoi se nuk kishte si t’u vinte në ndihmë.


-Lexo edhe:

Vazhdojnë skandalet me vettingun/ Pas Etleda Çiftes, GJKKO merr të pandehur Ardian Hajdarin; fshehu pasurinë

Vjosa Osmani takohet me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

I nxitur prej këtij takimi, Terpo thotë se iu fut punës për të ndërtuar një muze modest në një pjesë të shtëpisë së tij. Hyrja në muze është falas, por vizitorët inkurajohen të dhurojnë diçka nëse kanë dëshirë.  Të ekspozuara janë veshje, objekte, mobilje dhe gjithçka tjetër, që sipas mësuesit të historisë, daton nga fundi i shekullit XIX deri në vitet e komunizmit. Tërpo thotë se muzeun e ka ndarë në 3 pjesë.

“Hyrja e muzeut përmban foto të vjetra të familjes, më pas është dhoma me veshje dhe objekte të fund shek. XIX që tregojnë sesi të parët tanë kanë jetuar, ndërsa në një pjesë tjetër është dhe periudha e komunizmit,” shpjegon ai, duke treguar me dorë një televizor bardhë e zi të  ekspozuar aty.

Muzeu i Tërpos është ndër të pakëtat përpjekje serioze për t’i dhënë njëfarë vlere turistike zonës, ku banorët e rralluar nga emigracioni e nxjerrin jetesën nga bujqësia, bimët medicinale dhe peshkimi.

Prej vitesh në fakt, investimi i vetëm në qendër të bashkisë së populluar nga minoriteti maqedonas, është një shesh i të ashtuquajturës “Rilindje Urbane”. Ndërkohë, një pjesë e rrugëve janë të prishura dhe ata pak banorë që jetojnë aktualisht në fshatrat e bashkisë së Pustecit i gjen duke u punuar në ngastrat e tokës.

Për turizëm është e vështirë të flitet. Shumica e vizitorëve janë ditorë dhe ata pak operatorë turistikë në zonë janë në vështirësi.

“Këtu nuk ka shumë mundësi,” thotë Aleksandri, pronar i një prej hoteleve të ndërtuar në fshat. Ai thotë se pandemia i përkeqësoi gjërat, që edhe ashtu nuk ishin mirë.  “Vitet e tjera kemi punuar disi edhe me turistët e huaj që vinin për disa ditë, ndërsa këto dy vite pandemia e vështirësoi situatën edhe më shumë,” thotë Aleksandri.

Pali Kolevski, kryebashkiaku i Pustecit, është i vetëdijshëm për problemet, por thotë se ka gati projekte që do i mundësonin banorëve të mbetur aty një jetë më të mirë.

“Më kryesori nga projektet është ujësjellësi për çdo fshat. Do i japim njëherë e mirë zgjidhje këtij problem që është kryesori,” thotë kryebashkiaku. Ai shton gjithashtu se bashkia ka aplikuar edhe për projekte për kanalizimet. Vetë bashkia ka buxhet të vogël dhe shumica e projekteve presin financim prej Tiranës.

“Sepse nuk mund të bësh turizëm pa zgjidhur këtë problem, pa pasur liqenin e pastër,” thotë Kolevski.

Në “mëshirë” të liqenit

Pusteci dhe fshatrat e tij buzë liqenit të Prespës njihen si një prej zonave më të bukura turistike të Juglindjes. Natyra aty është thuajse e paprekur, bregu liqenor i lirë, pa çadra e pronarë që ta quajnë veten “zot” të tij. Liqeni që është zonë e mbrojtur është strehë për një mori gjallesash përfshi të famshmin Pelikan Kaçurrel.

Por infrastruktura e cungët e pamundëson përfitimin prej kësaj pasurie. Kjo i ka shtyrë shumë banorë të zonës t’i drejtohen peshkimit të krapit.

Gatimi i krapit në tavë me një lëng të veçantë i ka dhënë emër edhe Zaroshkës, një prej 8 fshatrave të kësaj bashkie banorët e së cilës prej vitesh përpiqen të bëjnë turizëm.

“Tava është ajo që ka marrë emër dhe që sjell turistë, por ata janë ditorë,” thotë Aleksandri.

Me peshkimin jetojnë gati 100 familje të kësaj bashkie, por edhe për ta nuk është e lehtë. Përveçse nisen me shpresën se liqeni do të tregohet zemërgjerë e do t’u japë ca peshk, mungesa e tregut ka filluar t’i shqetësojë peshkatarët.

“Tregu kryesor është në Korçë dhe lokalet këtu. Këta nuk marrin shumë  se aq punë kanë dhe tani nga pandemia kërkojnë edhe më pak. Ndërsa në treg nuk na vijnë njerëzit për të blerë. Ndonjëherë shesim në rrugë, por nuk na lë policia bashkiake,” thotë Gjergji Ago. Peshkatari po ashtu ankohet për çmimin e naftës, që siç thotë ai është një barrë e rëndë për ta, ndërkohë që shpesh ata mund të kthehen  edhe duarbosh nga liqeni.

Për të lehtësuar punën e peshkatarëve bashkia ka ndërtuar disa mole, por kjo nuk është ndihmë e mjaftueshme. “Gjithçka varet nga sezoni,  ka herë që nuk nxjerrin asgjë, siç ka herë të tjera që iu del sa të mbajnë familjen.  Kemi bërë disa takime me peshkatarët dhe ata ngrenë problem çmimin e karburantit, ndërsa ne i kemi mbështetur me ndërtimin e disa moleve. Edhe mundësitë tona janë të pakta për t’i ndihmuar,” pranon kryebashkiaku Kolevski.

Në mos peshk, çaj

Ata që nuk dalin dot me varka në liqen, përpiqen të sigurojnë të ardhura përmes bujqësisë e blektorisë. Për vite me radhë, çaji i malit që kultivohet në zonë, ka shërbyer si kultura kryesore për të mbajtur qindra familje. Por masivizimi i kultivimit ka sjellë ulje të çmimit dhe kjo i ka rënduar ekonomikisht kultivuesit e çajit.

Sipas të dhënave të bashkisë, aktualisht janë mbi 20 ha të mbjella me çaj mali nga 50-60 familje.

“Në fillim e shisnim me 10 mijë lekë kilogramin, vjet e shitëm me 5 mijë, ndërsa këtë vit po na e marrin me 500 lekë të vjetra,” ankohet Nikolina Dine, një 59-vjeçare që kultivon bimën.

“Ne me këtë jetojmë dhe kur shesim ndonjë viç,” shton gruaja. Ajo tregon se ka një vajzë në shkollë dhe një pjesë e të ardhurave shkojnë për të mbajtur atë dhe se rënia e çmimit e kishte dekurajuar. “Burrë e grua me këtë merremi kemi kaq vite. Tani s’ia vlen as ta mbjellim më,” thotë ajo.

Në bashki na thonë se çmimi është ndikuar nga rritja e sipërfaqes së mbjellë me çaj. Duke u rritur sipërfaqja e kultivuar dhe prodhimi, çmimi ra pikiatë.

Kryetari i bashkisë thotë se mundësitë për të ndërhyrë e ndihmuar banorët janë të vogla. Si rrjedhojë e një buxheti të vogël dhe të ardhurave të pakëta që siguron nga biznesi, bashkia ka bërë vetëm disa punë komunale për të lehtësuar punën e banorëve në bujqësi.

Kryebashkiaku megjithatë kërkon një dozë optimizmi. Ai kujton ndërtimin e muzeut të shkrimtarit Sterjo Spase në fshatin Gollomboç si dhe shpresën për rritjen e numrit të turistëve me largimin e pandemisë. Por investimet serioze janë ende projekte dhe emigrimi masiv, ashtu si në shumë pjesë të tjera të vendit, tregon se pak prej të rinjve duan të presin aq gjatë.

Burimi: Bild

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Vazhdojnë skandalet me vettingun/ Pas Etleda Çiftes, GJKKO merr të pandehur Ardian Hajdarin; fshehu pasurinë

04/07/2022, 10:14
Aktualitet

Vjosa Osmani takohet me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

04/07/2022, 9:48
Aktualitet

Vazhdojnë temperaturat rekord, Gjirokastra dhe Elbasani dy qytetet më të nxehta në vend

04/07/2022, 9:06
Aktualitet

Zëvendëskryeministri dhe kryeministri i Kosovës, nikoqir të delegacioneve nga Finlanda dhe Irlanda

04/07/2022, 8:33
Aktualitet

Thellohet difiçiti tregtar, INSTAT: Importet ushqimore rriten me 22%

04/07/2022, 7:37
Protestë e gazetarëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së shtypit
Aktualitet

Protestë e gazetarëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së shtypit

03/07/2022, 22:54
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
"Presidenti"/ Balla përjashton çdo mundësi për dialog me Berishën: Këto të botës së përtejme nuk i njohim!

"Që e kishte çu dreqi me e marrë e dija, por që e donte edhe të pjekur nuk më kishte shku ndër mend"

Gazetari i NBC publikon foton; 5 gra e 14 fëmijë shqiptarë në kampin e ISIS, iu dorëzohen autoriteteve shqiptare

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

04/07/2022, 10:45

Përplasje për Reformën Territoriale, Komisioni i Posaçëm në mbledhje me shoqërinë civile

04/07/2022, 10:44

Sulmohen llogaritë në Twitter dhe YouTube të Qeverisë britanike

04/07/2022, 10:38

Albin Kurti uron SHBA-në në përvjetorin e pavarësisë, flet edhe për zhvillimet e luftës në Ukrainë

04/07/2022, 10:33

Targat e reja RKS e bëjnë nervoz Beogradin

04/07/2022, 10:31

Skandali me inceneratorët/ Kryemadhi tregon skemën si kompanitë kryenin evazion fiskal: Çifti 95-vjeçar bleu kompaninë 30 milionë $

04/07/2022, 10:27

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In