Aktualitet19 Mars 2022, 12:46

Në shesh kundër rritjes së çmimeve, aktorët e humorit bashkë me bashkëshortet në protestë

Shkruar nga Pamfleti
Në shesh kundër rritjes së çmimeve, aktorët e humorit

Aktori Florjan Binaj, ka qenë një nga zërat më të fortë të protestës kundër rritjes së çmimeve.

Ditën e sotme protestës i është bashkuar edhe bashkëshortja e tij, ish-missi Sadina Alla.

Ajo ka ardhur bashkë me vajzën e saj të porsalindur, Vjosën, ndërsa është parë nën shoqërinë e Eglein Laknorit dhe bashkëshortes së tij.

Qytetarët janë mbledhur edhe këtë fundjavë, në protestë kundër rritjes së çmimeve, nga ku i janë përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama, i cili i sheh protestat si një mbështetje për Rusinë dhe Putinin, duke shpalosur në protestë një flamur gjigant të Ukrainës.

Aktualitet Florjan Binaj Protestë