Aktualitet 9 Gusht 2022, 21:38

Në Shqipëri ka rënë perdja e teatrit absurd dhe ka filluar komedia... Metën dhe Berishën i gënjen mendja se do mundin SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Në Shqipëri ka rënë perdja e teatrit absurd dhe ka filluar

Fakti që Meta ka kaluar befas në nacionalizëm, tregon se tani, në Shqipëri, ka rënë perdia e teatrit absurd dhe ka filluar komedia.

Shkruan Spartak Ngjela

Pse merreni me Sigurimin e Shtetit?

Nëntëdhjetë për qind e të korruptuarave dhe liderëve të viteve 90′, Sigurimi i Shtetit i hodhi në lojën politike “Liri Demokraci”.

Kjo ka qenë e ditur dhe këto janë të dokumentuara tani.

Por tani këta krerë që kanë drejtuar shtetin shqiptar i ka kapur të gjithë antikorrupsioni. Janë të gjithë drejt procesit penal për korrupsion. Kjo është e reja për ish sigurimsat e demokracisë.

Nuk e shihni Metën dhe Berishën që flasin në vakum dhe tregohen në acarim mendor?

SPAK i ka tani.

SPAK-un tani e drejton Amerika.

Kaq neve na mjafton, kurse mitingjet e pritshme të Metës dhe të Saliut po na mallëngjejnë, se që të dy janë të mundur.

Pse këta të dy do të mundin Amerikën në Shqipëri?! Kjo është pyetja. Dhe kuptohet se është kotësi lodhëse për të dy. Kurse, fakti që Meta ka kaluar befas në nacionalizëm, tregon se tani, në Shqipëri, ka rënë perdia e teatrit absurd dhe ka filluar komedia.

Por dihet se, e vetmja shpresë e të mundurit është që të mos ketë asnjë shpresë.

Prisni dhe shikoni…

Forum Berisha Meta Ngjela