Aktualitet21 Qershor 2018, 20:59

Në Shqipëri kanë hyrë 386 “ustallarë” kolumbianë, më 8 dhjetor 2017 qeveria jonë hoqi vizat për Kolumbinë, ja vend

Shkruar nga Pamfleti

Në Shqipëri kanë hyrë 386 “ustallarë” kolumbianë, më 8 dhjetor 2017 qeveria jonë hoqi vizat për Kolumbinë, ja vendimi

E kanë miratuar “me mirëkuptim e dyer të mbyllura” PS-PD-LSI

 

Një vendim qeverie i miratuar në 10 ditëshin e parë të muajit dhjetor 2017, zbulon të vërtetën e plotë e të qartë, se është falsitet e demagogji, gjithë lufta (gjoja) kundër kultivimit dhe trafikut të drogës, që po bëjnë PD-PS-LSI dhe partitë e tyre “kone”.

Qysh prej qershorit 2017, kur PS morri e vetme mandatin e dytë, PD-LSI-PS shpërthyen në akuza e kundër-akuza ndaj njera-tjetrës, për kultivim e trafikim droge me gomone, makina, mushka, avion, çanta, valixhe diplomatike, kontenierë bananesh, me video-përgjime e shkrime “të zeza” në mediat e huaja, duke e etiketuar Shqipërinë si “Kolumbia e Europës”.

Mirëpo krahasimi “Shqipëria është Kolumbi”, që vazhdojnë bëjnë PD e LSI dhe vetë PS kur ishte në opozitë, nuk duhet bërë më, sepse prej 6 muajsh nga 8 dhjetori 2017, “vëllezërit kolumbianë” kanë filluar të futen lirshëm në Shqipëri si vizitorë, turistë, shkencëtarë, biznesmenë, historianë e “ustallarë” profesionesh të ndryshme, mbasi qeveria e ka hapur plotësisht kufirin shqiptar për ta, duke hequr vizat me Kolumbinë.

 Hyrja e kolumbianëve pa vizë në territorin shqiptar, lejohet me VKM Nr. 722, datë 08.12.2017 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”!

Sipas këtij vendimi, çdo kolumbian ose person që ka shtetësi kolumbiane, ka të drejtën të futet, të qëndroj dhe të ushtrojë veprimtari të lirë në Shqipëri, si individ, grup ose në organizatë OJF-je me objekt ekonomik, kulturor, arsimor, eksplorues, turistik, humanitar, fetar e bujqësor (jo hashash), duke qenë të barabartë shtetasit e SHBA, Gjermanisë, Anglisë, Danimarkës, Francës, Holandës Belgjikës, Brukselit, Italisë, Greqisë, Austrisë, Kroacisë e krejt vendeve të BE e të 73 shteteve të tjerë të botës, të cilët kanë standarde të larta sigurie në kontroll-qarkullimin ndërkonbëtar të shtetasve të tyre e të huaj!

Qysh prej datës 8 dhejtor 2017, çdo kolumbian pa “damkë” në shtetin e tij, mjafton të “trokas” në çdo pikë kalimi kufitar të Shqipërisë me pasaportë ose Kartë Identiteti dhe futet e qëndron në Shqipëri, duke pafuar vetëm 25 euro taksë në kufi, ndërsa kur futet dy herë rradhazi, taska e kufirit është 60 euro!

Sipas burimeve të “PAMFLETI”, të tre partitë pozitë-opozitë PS-PD-LSI e kanë miratuar “me mirëkuptim dhe me dyer të mbyllura” hapjen e kufirit për “kolumbianët e drogës” (siç i quajnë kur bëjnë sikur kacafyten me njeri tjetrin) dhe 59 kolumbianët e parë, janë futur në Shqipëri qysh në muajin dhjetor 2018, ndërkohë që deri në datën 30 maj 2018 janë futur 386 kolumbianë, të paraqitur si vizitorë, turistë, shkencëtarë, biznesmenë, historianë e “ustallarë-profesinistë” për të zebe vendet e punës që janë bosh!/Pamfleti

 Ja VKM Nr. 722, datë 8 dhjetor 2017, që hoqi vizat për kolumbianët

KRYEMINISTRI Edi Rama

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet