Kronike17 Tetor 2022, 13:49

Në “strofullën” e Talo Çelës u zhdukën 100 mijë paund, AMP nis hetimet për punonjësin e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Në “strofullën” e Talo Çelës u zhdukën

Paratë që u zbuluan në shtëpinë e Aqif Bezatit në Elbasan, janë zhdukur nga një punonjës i policisë, për të cilin AMP ka nisur një procedim penal.

Aqif Bezati, njihet ndryshe edhe si mik i afërt me të shumëkërkuarin Talo Çela. Madje ky i fundit mendohet se ka qëndruar disa ditë në banesën e 60-vjeçarit.

Policia shkoi në një banesë në fshatin Dëshiran të Belshit për të arrestuar të shumëkërkuarin Talo Çela, por aty gjetën një arsenal armësh. Veç armëve, efektivët zbuluan një sasi të madhe parash dhe një sasi lëndësh narkotike në shtëpinë e Aqif Bezatit, i cili u arrestua pak ditë më parë në këtë fshat. Deri më tani është bërë me dije se përpos parave të sekuestruara nga policia, një shumë prej 100 mijë paundësh janë larguar nga banesa përpara se policia të mbërrinte aty.

Kronike #Aqif Bezati policia e elbasanit Talo Çela