Aktualitet17 Maj 2022, 14:22

“Në Tiranë ka shumë frikë”, paralajmëron Lorenc Vangjeli: Shumë personazheve që dalin në ekran do t’u vihen prangat

Shkruar nga Pamfleti
“Në Tiranë ka shumë frikë”, paralajmëron

Analisti Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli ka dhënë një paralajmërim të fortë ditën e sotme. Vangjeli tha se shumë shpejt, “disa persona që i shohim në ekran, do t’i shohim sërish në ekran por kësaj here me kokën e ulur dhe duart prapa.

Ai u shpreh se ajo që nuhatet këto kohë në Tiranë është një frikë e madhe në ajër dhe se shumë shpejt do të “ndodhin gjëra” sa i përket veprimit të drejtësisë.

“As kryeministri dhe askush tjetër nuk ka kontroll absolut mbi SPAK, ashtu sikundër akuzojnë njëri-tjetrin. Rama, Meta e Berisha e dinë këtë. Reforma në Drejtësi nuk mund të shërbejë për të korrektuar politikën.  Në Tiranë ka frikë, ka shumë frikë. Dhe do të ndodhin gjëra, sa i përket veprimit të drejtësisë. Me konkretisht, do ta shohim ditë pas dite dhe frikë nuhatet në ajër. Shumë e vështirë të firmosë një zyrtar shqiptar, mendohet dy herë para se të ndodhë. Do të shikojmë personazhe, që dalin në ekran, që do të dalin sërish në ekran, por me kokën ulur dhe ndoshta me duart mbrapa.”, tha analisti në studion e “ABC Live”.

Aktualitet #TIranë #Arrestime #Figura publike