Aktualitet23 Nëntor 2022, 18:40

“Në Tiranë mund të nisë Lufta e Tretë Botërore”, Frrok Çupi: 6 dhjetorin e organizon Rusia, liderët e BE në rrezik

Shkruar nga Pamfleti
“Në Tiranë mund të nisë Lufta e Tretë

Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar shumë të rrezikshme protestën e 6 dhjetorit që do të organizojë Sali Berisha.

Ditën që liderët e Bashkimit Europian do të vijnë në Tiranë, mbështetësit e Berishës do të protestojnë, por sipas Frrok Çupit, pas tyre fshihet Rusia.

Analisti në një intervistë ka thënë se jeta e liderëve të BE mund të jetë në rrezik, pasi Rusia mund të shfrytëzojë rastin për të nisur një Luftë të Tretë Botërore nga Tirana. Ai e sheh real rrezikun që mund të kemi sulm ndaj zyrtarëve të Brukselit dhe do të mjaftonte vrasja e njërit prej tyre për të nisur një luftë të re globale.

Pyetja është emergjente, jo më para qeverisë së Tiranës, por para BE: do ta lejojmë Rusinë të turbullojë një samit të BE në Tiranë, të bëjë shantazh dhe ndoshta agresion në Tiranë, që të vrasë një nga liderët e Europës që të fillojë Luftën e Tretë Botërore në Tiranë? A do të fillojë lufta botërore në datën 6 dhjetor në Tiranë apo jo? E dini që luftëra të tëra kanë nisur në Evropë, në Ballkan, ndodhemi para një rreziku të tillë. Ajo protestë mban në vetvete rrezikun shumë të madh të eksplozionit në Evropë për shkak të ndërhyrjes së Rusisë dhe Iranit”, tha Çupi.

Berisha më 6 dhjetor ka paralajmëruar një tubim kundër qeverisë, por që më shumë është kundër ndërkombëtarëve. Më 6 dhjetor do të mbahet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe në vendin tonë do të vijë Kancelari gjerman, kryeministrja italiane, presidenti francez, krerët e BE dhe shumë zyrtarë të tjerë. Atë ditë siguria do të jetë maksimale, por “foltorja” ka vendosur të protestojë dhe nuk përjashtohet mundësia e incidenteve.

Kryesore Berisha Cupi Protestë