Politike 6 Maj 2019, 12:54

‘Në ushqime hahet helm’, Rama për sigurinë ushqimore: 15 vite burg për këdo ë shkel ligjin

Shkruar nga Pamfleti
‘Në ushqime hahet helm’, Rama për sigurinë ushqimore:

‘’Nuk bie qeveria me 7 orë’’, Rama kujton 2011: PD vrau 4 protestues , 130 të tjerë i dhunoi barbarisht!

Kryeministri Edi Rama vijon takimin me grupet e interesit në kuadër të sigurisë ushqimore. Kryeministri ndërsa e pohon se ka probleme serioze me sigurinë  eushqimeve në vend, ai nënvizoi se jo të gnithë fermerët janë njësoj.

Raam pranoi se nuk ka garanci apsolute dhe risolli edhe njehrë në kujtesë ndryhsimin në Kodin Penal, i cili parashikon 15 vite burg për këdo që kapet në shkelje të ligjit.

“Do të ketë ndalim përgjithmonë të personit për tu marrë tërë jetëne vteë me atë aktivitet dhe patjetër dhe me dëmshpërblimet përkatëse. Deir tani 15 vite burg dhe konfiskim të aseteve të prodhimit’’, ka deklaruar kyreministri Edi Rama.

“Është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme me një peshë të jashtëzakonshëm  te opinionit publik në pikëpamje të ndjeshmërisë që ajo ka. Sot në Shqipëri ka një numër të madh sipërmarrësish, që i janë dedikuar me pasion dhe me këmbëngulje dhe me shumë sakrifica këtij sektori, për të prodhuar dhe për të eksportuar ushqim. Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësorë do të ishin produkt i hormoneve, do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte një trend pozitiv i eksporteve. Edhe ju duhet të bëni punën tuaj edhe për zhurmat që bëhen. Ju e dini shumë mirë se çfarë do të thotë të prodhosh për tregun europian. Nga ana tjetër do të ishte e padrejtë, që në të përpiqeshim të mbulonin problemet, rreziqet reale, që kërcënojnë shëndetin e njerëzve nga produkte të pa certifikuara.

Të gjithë sa bëhet për të larguar ushqimin nga rruga, për të larguar prodhimet e ushqimeve që nuk i përmbushin kushte, për të mos lejuar therjen e mishit jashtë standarde, janë veprime që kanë të bëjnë me shëndetin.  Unë besoj shumë se ka një element po kaq të rëndësishëm që lidhet  indirekt me aspakëtin e sigurisë,. Nur rriten ashtu sic duhet kompanitë serioze, nëse nuk garntohet siguria, pasi pasiguri stimulon konkurrencën e pandershme.

Konkurrohet padrejtësisht dhe pengohen që të jenë pjesë e rregullave të lojës, Kjo është një prishje e rregullave të lojës dhe në fund fare nuk i shërben as ekonomisë dhe sigurisë. Sot kemi kompani më të konsoliduar si pasojë e punës së tyre dhe patjetër që sot kemi edhe një isntitucion që merret me këtë proces dhe është më i fokusuar dhe është një rezultati sec ishte 5 vite4 më parë. Nuk mund të themi se e kemi garantuar plotësisht, produktin që ju shiten qytetarëve, konkurrencën. Një nga aspektet  problematike ka të bëjë më ndëshkimin.   AKU është shumë larg garantimit të sigurisë ushqimore.

Kjo është një betejë e ndryshëm, por e ngjashme me betejat e ndryshëm për të vendosur ligj dhe rregull në sektorët e tjetër. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor, që garanton zhvillimin e një sektori duhet ë përballet me ligjin. Kush abuzon duhet të përballet me konsekuencat. Sot referohen dhe janë 65 materiale referuese dhe siç e thashë edhe më parë përfundojnë në kosh dhe ne jemi të vendosur ndëshkim me heqje lirie, dhe ndalim përgjithmonë të personit për tu marrë me atë aktivitet dhe patjetër edhe me dëmshpërblimet përkatëse. Për abuzuesit do të shkojmë me propozim nga 10-15 vite burg dhe heqje e të drejtës për t’u marrë me këtë aktivitet edhe pasi të dalësh nga burgu.’’

Politike