Politike31 Gusht 2022, 11:08

'Në vend që t'i vinte vetullat', Petrit Vasili 'i nxjerrë sytë' Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti
'Në vend që t'i vinte vetullat', Petrit

'Në vend që t'i vinte vetullat', Petrit Vasili 'i nxjerrë sytë' Ilir Metës

Aq shumë duan ta mbrojnë, por kur ska gjë që të mbulon, ‘në vend që t’i venë vetullat, i nxjerrin sytë’.

E kemi fjalën për Ilir Metajn.

Petrit Vasili është përpjekur t’i mbulojë shefit të tij, problemin që ka me ndryshimin e emrit, më saktë mbiemrit, nga Meta në Metaj.

Vasili solli si shembull Ramën, që e ka patur emrin Edvin.

“Kemi dekrete për emërimin e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama dhe të emërimit dhe zgjedhjes si kryetar bashkie, ndërkohë që në 2002, Edi Rama ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi Rama. I vetmi njeri që kemi në nivelet më të larta të politikës që kemi problem shumë të madh formal dhe ligjor, sepse është edhe objekt i legjislacionit të përvetësimit të postit shtetëror përmes mashtrimit me gjeneralitet. Është rasti më tipik, që kemi Edi Ramën dhe i provuar e zeza mbi të bardhë. Një njeri me një identitet krejt tjetër ka mbajtur poste shumë të rëndësishme. Këtu duhet kërkuar ky problem”, deklaron Vasili.

Por problem është se Edi Rama me këtë emër ka firmosur në çdo post shtetëror.

Ndërsa Likja, zyrtarisht është Ilir Metaj, por ka firmosur si Ilir Meta.

Kështu që, Ilir Meta mund të përballet me nenin 246, edhe pse kjo është akuzë kinkaleri për të.

Politike Edi Rama Ilir Meta ndryshimi i emrit Petrit Vasili