
Jemi në vitin 2022, por uji ende cilësohet luks. Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet vendore dhe njësoj si para 30 viteve, edhe sot foli për ujin.
Ai ka përuruar një ujësjellës në Dibër duke theksuar se PS ishte e vetmja parti që dërgoi ujin e pijshëm 24 orë në këtë zonë të vendit, gjë që nuk e kishte bërë askush më parë sipas tij.
“Të rrojë PS se pa të bëhet fushë çdo gjë. Atë e kemi bërë blu, në vend të hudhrës për të mos u marrë në mësysh. Partia tjetër përpara bëri sa mujti po ujë nuk solli, këtë e ke nga PS, ta pish shëndet. Hajde gëzuar”, tha Rama.
Më pas ai piu ujë me një person duke kryqëzuar duart, njësoj si në dasmë.