alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Në Vjosë ka 1200 pika inerte e 3 HEC-e të Çim Fushës me dhëndrin e Erdoganit. A do t’i “shkulë” Rama?

16/06/2022, 12:16
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Në Vjosë ka 1200 pika inerte e 3 HEC-e të Çim Fushës me dhëndrin e Erdoganit. A do t’i “shkulë” Rama?

Në Vjosë ka 1200 pika inerte e 3 HEC-e të Çim Fushës me dhëndrin e Erdoganit. A do t’i “shkulë” Rama?

Përgjatë këtij bregu lumor janë edhe 73 gurore të licencuara 8 vite fundit/ Fajin nuk e ka Leonardo Di Caprio, që mbështeti botërisht lëvizjen për shpëtimin e këtij lumi të egër, por babëzia dhe egërsia e kryeministrit e mafies ndërtimore, për ta shkatërruar parkun dhe shtratin e këtij kumi, duke nxjerrë zhavorr, rërë, gurë e duke hedhur hekur e beton për diga

Pas dy ultimatumeve që Sekretariati i Mjedisit në Këshillin e Europës i dha qeverisë shqiptare më 14 shtator 2020 e 26 tetor 2021, për të mos vazhduar shkatërrimin e lumit Vjosa, kryeministri Edi Rama u detyrua ta shpallte “Park Kombëtar”.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

Paçka se e serviri si “ide, merak e inciativë” personale, lëvizja mjedisore për të shpëtuar lumin Vjosa i kaloi kufijtë e Shqipërisë, duke u mbështetur edhe nga aktori amerikan Leonardo Di Caprio, i cili ka bërë thirrje të shpeshta, kundër masakrës mjedisore ndaj këtij lumi.

Gjatë fjalës së tij për prezantimin e vendimit të qeverisë, kryeministri Rama tha: – “Procedurat e shpalljes së Vjosës “Park Kombëtar” do jenë me standardet e larta evropiane, që nënkuptojmë ndalimin kategorik, të çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që dëmton shtratin e këtij lumi”.

– A do t’i anulojë kryeministri Edi Rama, lejet për 3 HEC-et në lumin Vjosë, që i ka dhënë oligarkut Shkëlqim Fusha e dy firmave turke, pas të cilave fshihet dhëndri i presidentit Erdogan?

– A do urdhërojë kryeministri Rama, ndalimin e punimeve, shkuljen e hekur-betonit të HEC-ve në Kalivaç e Poçem dhe rehabilitim- natyralizimin e shtratit të lumit Vjosa në këto zona?

Sepse Babloku, e di shumë mirë, që HEC- Kalivaç është miratuar prej tij më 8 qershor 2018, si koncesion me afat 35 vite dhënë firmës turke “Ayen Enerji Anonim Sirketi”, biznes i lidhur me dhëndrin e Erdogan dhe firmën “Fusha Sh.p.k” të oligarkut Shkëlqim Fusha.

Dhe HEC- Poçem, i cili do ketë 1 mini- HEC tjetër në përbërje, është me leje ndërtimi dhënë po nga kryeministri Rama më 8 gusht 2016, si PPP për 35 vite firmave turke “Çinar-San Harfiyat Turisem” e “Ayen Enerji” ortake me Shkëlqim Fushën, ku shfaqet përsëri dhëndri i Erdogan.

Gjersa qeveria e shpalli lumin Vjosa “Park kombëtar”, sipas deklaratës së Ramës, se nuk do ketë asnjë biznes që prek shtratin këtij lumi, logjikisht duhen anuluar lejet e ndërtimit të 3 HEC-eve në Kalivaç e Poçem dhe duhet filluar puna për shkuljen hekur- betonit të tyre.

Nëse nuk veprohet, dhe këto HEC-e do lejohen të vazhdojnë punimet, atëherë kemi të bëjmë me demagogji të kryeministrit Rama para shqiptarëve dhe me mashtrim të strukturave drejtuese mjedisore të Këshillit të Europës.

Përveç 3 HEC-ve, përgjatë shtratit të lumit Vjosa nga Çarshova e Përmetit e deri në Mifol të Vlorës, janë dhe 1200 linja inerte që nxjerrin zhavorr, rërë, gurë e kuarc, 700 prej të cilave me leje nga Ministria e Mjedisit, ku në zonën Tepelenë- Mifol i kanë oligarkët ndërtues të qeverisë.

FAKT/ Përgjatë bregut kodrinor të lumit Vjosa ka edhe 73 gurore e linja prodhimi pllaka guri, të dhëna në 8 vitet fundit, një ndër to dhe kodra buzë Vjosës pranë HEC- Kalivaçit në Memaliaj, emërtuar “Zonë Nr. 347/6”, dhënë me leje Nr. 1107, nga ministresha Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri akuzoi si “anti-qeveri” aktorin Leonardo Di Caprio, pse sensibilizoi për Vjosën; mirëpo fajin nuk e ka Di Caprio që mbështeti lëvizjen për shpëtimin e këtij lumi të egër, por babëzia dhe egërsia e Ramës e mafies ndërtimore, për ta shkatërruar shtratin e saj, duke nxjerrë zhavorr, rërë, gurë e duke hedhur hekur-beton HEC-esh./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj

Deliron Arben Ahmetaj: Sot në Shqipëri vijon rritja galopante ekonomike, më e madhja në rajon

Pasuria e frikshme e Kajmakut të Ramës. A do t’i sekuestrohen pronat trafikantit të kokianës?

Pasuria e frikshme e Kajmakut të Ramës. A do t’i sekuestrohen pronat trafikantit të kokianës?

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In