
Në zgjedhje me Berishën?! Meta- Ramës: Hiq dorë nga gallatat! Koha e ndeshjeve të shitura po përfundon
Presidenti Ilir Meta ka shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të futet bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
“Shoh një dëshirë për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur si të përfshirë në garat e mëparshme, unë nuk kam mundësi as që të votoj në këto zgjedhje, se jam në Tiranë, siç do marrë fund koha e gallatave në ekonomi, ajo gjuhë që përdoret për të marrë ishullin e vetëm jashtë kontrollit, ajo është gjuhë e përditshme, prandaj shumë biznesmen largohen nga vendi, kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar, as kam marrë pjesë në garë gjatë kohës që kam qenë president, por meqë më duan të më përfshij në, po i paralajmëroj qetësisht, se janë shqetësuar se kam recituar, do marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e largëta 1 vit që janë zgjedhjet lokale, koalicionet bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër luftën e korrupsionit, do i recitoj poezinë, “ina-ina” mbas zgjedhjeve meqë u mërzitën për Korçën.
Duhet të gjithë të marrin seriozisht çështjen e situatës me borxhin, mos të bëjnë sikur nuk shikojnë, edhe faktorët që pretendojnë se janë në opozitë. Është në interes të një grupi të caktuar në qeveri, që ka kapur shtetin, për të fshehur të vërtetat. Është edhe në interes të një grupi oligarkësh, që përfitojnë shumë nga kjo situatë, por është një dramë në rritje për shumicën e familjeve shqiptare. Prandaj, shikoni këto tregues me qetësi, ku jemi ne, ku janë të tjerët këtu pranë nesh. Duhet të thellohemi të gjithë, sepse është borxhi i qytetarëve, që të mos përfundojmë si ndonjë vend tjetër e të dalim në falimentim” , tha Meta.
Ndërsa, pyetjes se “Ka dhe shtete të tjera që e kanë borxhin më të madh, pse është problem për Shqipërinë që e ka borxhin 81%?”, Kreu i Shtetit ju përgjigj se “Të mos i ngatërrojmë temat. E patë shumë qartë që këto tregues janë një kambanë e fortë alarmi për vendin, tregojnë qartë që jemi në një situatë tepër kritike dhe jo të shëndetshme ekonomiko-financiare. Të heqim dorë nga gallatat me ekonominë, me financat, aq më tepër me borxhet. Është edhe Japonia që e ka borxhin shumë herë më të madh, por treguesit e Japonisë janë të tjerë dhe investitorët më të mëdhenj në botë luftojnë për ta blerë borxhin e Japonisë më shumë dëshirë. Koha e gallatës duhet të marrë fund dhe koha e ndëshkimit duhet të fillojë shumë shpejt. Jam i sigurt edhe për këtë çështje”.