Politike21 Tetor 2022, 15:46

Nebil Çika: Tritan Shehu ka qenë spiun i Sigurimit, udhëhoqi aksionin për prishjen e kishave dhe xhamive

Shkruar nga Pamfleti
Nebil Çika: Tritan Shehu ka qenë spiun i Sigurimit, udhëhoqi

Gazetari Nebil Çika, njëkohësisht kryetar i ish-të përndjekurve, thotë se miratimi i ligjit të dosjeve është arritja më e madhe në 30 vjet lidhur me këtë çështje, por ka ende për të bërë.

Në një intervistë për “Euronws Albania”, Çika tha se mungesa e Berishës në votimin e djeshëm tregon se deri tani ka qenë mungesa e vullnetit politik për ta votuar më herët.

Sipas tij, ky ligj politikisht ndihmon të djathtën, por nga ana tjetër është më shumë problem për PD se sa për PS si trashëgimtare politike e Partisë së Punës.

Për gazetarin PD është e mbushur me spiunë dhe bashkëpunëtorë të regjimit, mes tyre edhe deputeti Tritan Shehu.

Një nga njerëzit që ka udhëhequr rininë komuniste në prishjen e kishave dhe xhamive ka qenë Tritan Shehu, dihet nga të gjithë e ke në gazeta dhe revista.

Letrën që ja dërguan shokut Enver, që këta janë reaksionarë duhen vrarë, e ka firmosur ky.

Ishte sekretari i rinisë i gjimnazit, kjo mjafton që ky të mos jetë përfaqësues i besimtarëve dhe i të përndjekurve politikë”, tha Çika.

Politike #Cika Shehu