Sport27 Gusht 2022, 16:47

Nedim Bajrami ndryshon skuadër por jo kampionat, fantazisti kuqezi akord me ekipin e Fiorentinës

Shkruar nga Pamfleti
Nedim Bajrami ndryshon skuadër por jo kampionat, fantazisti kuqezi akord me

Nedim Bajrami ndryshon skuadër por jo kampionat, fantazisti kuqezi akord me ekipin e Fiorentinës

Nedim Bajrami do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e skuadrës së Fiorentinës. Gjithçka përshkruhet si e sigurt në mediat italiane, ku është raportuar se skuadra e qytetit të Firences ka gjetur akordin me Empolin për fantazistin e përfaqësueses shqiptare.

Pasi mori Barak, skuadra vjollcë nuk ka ndalur ritmin, duke kërkuar të përforcohet me lojtarë të tjerë cilësorë për të pasur sa më shumë alternativa meqë arriti grupet në Ligën e Konferencës. TMW bën të ditur se është arritur akordi me Empolin që do të marrë përsëri Simon Zurkovskin si pjesë e paketës së transferimit që parashikon edhe një pagesë prej rreth 5-6 milionë eurosh.

Kështu, Bajrami bëhet gati për një eksperiencë shumë më të rëndësishme në një klub ku luhet për objektiva të ndryshëm nga mbijetesa. Kjo do të jetë prova e vërtetë për 23-vjeçarin, i cili pak nga pak po kthehet në një emër të rëndësishëm në skenën e futbollit italian.

Sport Empoli fantazisti kuqezi Fiorentina Nedim Bajrami