alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Negociatat me BE dhe Bullgaria si pretekst i rremë i një qeverie mafiozësh të zhytur në korrupsion

18/06/2022, 12:03
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Negociatat me BE dhe Bullgaria si pretekst i rremë i një qeverie mafiozësh të zhytur në korrupsion

Negociatat me BE dhe Bullgaria si pretekst i rremë i një qeverie mafiozësh të zhytur në korrupsion

Dyert e BE-së nuk është si dyert e resorteve dhe kazinove të trafikantëve të lidhur me pushtetin, ku kryeministri dhe ministrat me konkubinat e tyre hynë e dalin lirisht

Ky është qershori i radhës, që kryeministri ynë “lider global”, po e fsheh të vërtetën, me justifikimin e ri banal, se Këshilli i Europës nuk do t’i hap negociatat me Shqipërinë, ngaqë Bullgaria ka vendosur veton kundër Maqedonisë; dhe sipas Ramës, BE-ja ka vendosur kusht, që  negociatat ose do hapen për të dy shtetet së bashku, ose për asnjërën prej tyre.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

Në fakt, BE nuk e ka bërë kurrë publik një kusht të tillë bllokimi, por vetëm kushtet e pa plotësuara nga qeveria dhe kryeministri Rama, jo prej paaftësisë e paqartësisë, por prej mungesës së vullnetit për të ecur në procesin e integrimit.

Për mos-hapjen e negociatave, nuk e ka fajin as Bullgaria e cila nuk është kundër Shqipërisë, por as Maqedonia, që është shtet me vete dhe ka i personale hesapet e interesave me Bullgarinë, mirëpo kryeministri Rama e përdor këtë rast, për të justifikuar dështimin e tij.

Po në vitet 2014-2020, kur Bullgaria nuk e kishte vendosur veton kundër Maqedonisë, përse nuk u hapën negociatat? Por çdo muaj qershor e tetor, Edi Rama nxirrte Taulant Ballën për të mashtruar se gjoja BE kishte caktuar datën e hapte shampanjë festimesh… pa hapje negociatash.

Dhe negociatat nuk mund të hapen, sepse nuk është goditur korrupsioni. Akoma nuk është pastruar politika, parlamenti, policia e administrata nga halabakët, injorantët dhe eksponentët e krimit.

Këshilli Europës, po e shikon me fakte konkrete që dalin përditë, siç ishte rasti “Kajmaku”, drejtues politik e kryetar bashkie i kapur me 20 kilogramë kokainë në Itali.

BE e shikon përditë, që vetë kryeministri Rama, ministrat, deputetët, krye-bashkiakët, krye-doganierët e kryepolicët, nuk i kanë prerë lidhjet me trafikantët, por i kanë zgjeruar e forcuar akoma edhe më shumë.

Shtetet lider të BE, me dyndjen masive të shqiptarëve, kanë konstatuar se kryeministri Rama nuk po investon për vende pune as të ardhurat e brendshme dhe as kreditë e huaja, por po ua jep si koncesione oligarkëve e trafikantëve, të lidhur në interesa me të e pushtetarët.

Ka dhe shumë njolla e probleme të tjera në punët e qeverisë dhe integritetin e Edi Ramës si kryeministër, të cilat Këshilli i Europës i quan “problematike e pengesë për negociatat, ndërsa Rama vazhdon fajëson Bullgarinë, se po bllokon Maqedoninë.

Fakti që në 9 vite pushtet të PS, Shqipërisë nuk po i hapet as nisja e negociatave, tregon se shkaqet janë vetëm te dështimet dhe punët e mbrapshta të kupolës mafioze qeveritare.

Mbasi dera e BE, nuk është si portat e resorteve dhe kazinove të oligarkëve e trafikantëve të lidhur me pushtetin, ku kryeministri Rama e ministrat me konkubinat e tyre hynë e dalin lirisht.

Një nga takimet show të kryeministrit Rama, bërë para vendimit të BE për hapjen apo mos-hapjen e negociatave, ishte Konferenca Anti- korrupsion, ku në atë sallë të mbushur me 2000 zyrtarë të lartë shteti, 1 në çdo 4 karrige ishte shitës tenderësh e vendesh pune.

Ndërsa fjalimet “Anti- Korrupsion” i mbajtën kryeministri krye- koncesionar dhe ministrat e zhytur në korrupsion ekstrem e lidhje me grupe kriminale.

Prandaj Ambasadorja Yuri Kim e pyeti hapur Edi Ramën:  – “Do të shkoni përpara apo prapa? Kush do ta zotërojë vendin tuaj? Do ta zotërojnë krimi i organizuar dhe oligarkët?”.

Dhe më të drejtë, mbasi deri tani, ekonominë, pasuritë dhe financat e Shqipërisë, i kanë dorë vetëm politikanët, pushtetarët, oligarkët dhe kriminelët./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Çmimi i naftës 265 lekë për litër, Tabaku: Kjo është vlera më e lartë që paguan një qytetar, 2 arsyet pse ndodh

Zbulimi i depos së armëve në Yzberisht, zbardhet dëshmia e të arrestuarit

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In