Politike19 Maj 2022, 07:00

Negociatat për presidentin e ri, Alibeaj mbledh sot grupin parlamentar demokrat

Shkruar nga Pamfleti
Negociatat për presidentin e ri, Alibeaj mbledh sot grupin parlamentar

Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në mesditë një mbledhje të grupit parlamentar demokrat, për të diskutuar mbi negociatat me PS për presidentin e ri. Dje pasdite ai ju ka dërguar një mesazh deputetëve, ku i njofton se mbledhja do të mbahet sot në orën 12.00

“Në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e radhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe se si do të vijojmë me procesin”, thuhet ne mesazhin e Alibeajt.

Duhet theksuar se ditën e djeshme pati një diskutim mes demokratëve dhe socialistëve në Kryesinë e Kuvendit. Palët ranë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë të jetë opozita që do të propozojë emra.

Një ndër emrat që përflitet se mund të vijë nga radhët e opozitës është kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

Politike Alibeaj grupi PD