Aktualitet 6 Maj 2022, 21:17

Negociatat, Talat Xhaferi: Nuk ka siguri që kërkesat e Bullgarisë janë të fundit

Shkruar nga Pamfleti
Negociatat, Talat Xhaferi: Nuk ka siguri që kërkesat e Bullgarisë

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se negociatat me Bullgarinë për të hequr veton e saj për integrimin janë në vijimësi, por që jo gjithmonë janë pozitive. Mosmarrëveshjet lidhen me gjuhën dhe identitetin e Maqedonisë së Veriut, ku Xhaferi në një intervistë për RTSH tha se edhe Maqedonia e Veriut nuk ka siguri që kërkesat e Bullgarisë do të ishin të fundit dhe nuk do të shtoheshin të tjera.

“Që prej 2019 të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, i kanë plotësua kushtet dhe duhen hapur negociatat. Në rastin tonë pengon mekanizimi i vetos së Bullgarisë. Çështjet bilaterale nuk duhen bërë pengesë për integrimin. Nuk është pengesë hapja e Kushtetutës dhe plotësimi i kushteve, por nuk ka siguri që këto kushte do të jenë të fundit që duhet të behet apo do të ketë kërkesa plotësuese që do të hapen pas saj”, tha Xhaferi.

Në lidhje me nismën “Open Balkan”, Xhaferri tha se ky proces ndihmon në afrimin e vendeve ekonomikisht dhe popujt e Ballkanit ndërsa tha se është vijimësi e procesit të Berlinit, Xhaferi tha se nisma duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të bashkohen edhe vendet e tjera.

“Procesi nuk është gjithëpërfshirës dhe kjo është fakt ku ka shtete që janë jashtë kësaj nisme. Pikësynimi është përafrimi i komunikimit të institucioneve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të kemi bashkëpunim ekonomik që të reflektohet edhe në zbutjen e marrëdhënieve politike të vendeve. Procesi i Berlinit dhe Open Balkan shkon paralelisht dhe Open Balkan është vijimësi i atij procesi”, tha Xhaferi.

Xhaferi foli edhe për vizitën e tij në Kiev të Ukrainës, ku tha se pa drejtpërdrejtë të gjitha pasojat e luftës dhe ato që shumëkush i sheh në media.

Shkupi Maqedoni Talat Xhaferi