
“Negocioi me Hitlerin”, Polonia kritika Macron për komunikimin me Putinin: Me kriminelët duhet të luftosh
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka kritikuar presidentin francez Emanuel Macron rreth dështimit të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë, duke i konsideruar bisedimet me Putin si negociata me Hitlerin.
“President Macron, sa herë keni negociuar me Putinin? Çfarë keni arritur? Keni ndaluar ndonjë nga veprimet që kanë ndodhur? “Me kriminelët nuk negociohet, me kriminelët duhet të luftosh. Askush nuk negocioi me Hitlerin. Do të negocionit me Hitlerin, me Stalinin, me Pol Potin më pas?”– tha Mateusz Morawiecki, shkruan The Times.
Udhëheqësi polak tha se Macron “po negocion me Hitlerin” pasi Presidenti francez po përpiqet të bindë Putinin me shpresën që t’i japë fund luftës.