Bota27 Nëntor 2022, 19:01

Nënat ruse peticion kundër luftës në Ukrainë: Jepini fund, gjithçka duam është të jetojmë në paqe

Shkruar nga Pamfleti
Nënat ruse peticion kundër luftës në Ukrainë: Jepini

Mijëra nëna të ushtarëve rusë që po luftojnë kundër Ukrainës kanë nënshkruar një peticion, ku i kërkojnë qeverisë t’i japë fund luftës, që djemtë t’u kthehen në shtëpi.

Aktiviteti, i organizuar nga grupi rus i rezistencës feministe kundër luftës , përkon me Ditën e Nënës në Rusi. Peticioni është publikuar në Change.org dhe i drejtohet parlamentarëve në komisioneve përkatëse të Dumës së Shtetit dhe Këshillit të Federatës.

Peticioni arriti mbi 1,500 nënshkrime deri në orën 17:45 me orën e Moskës dhe numri po rritej. Në të shkruhej se gjithçka që ata duan është siguria për fëmijët e tyre.

“Prej nëntë muajsh po vazhdon i ashtuquajturi ‘operacion special ushtarak’, i cili sjell shkatërrim, pikëllim, gjak dhe lot”, thuhej në peticion.

Gjithçka që ndodh në Ukrainë dhe Rusi shqetëson zemrat tona. Pavarësisht se çfarë kombësie, feje apo statusi shoqëror jemi, ne – nënat e Rusisë – jemi të bashkuar nga një dëshirë: të jetojmë në paqe dhe harmoni, t’i rrisim fëmijët tanë në kushte paqësore dhe të mos kemi frikë për të ardhmen e tyre. Në shumë rajone, familjet e të mobilizuarve duhej të mblidhnin në mënyrë të pavarur pajisje që burrat e tyre të dërgoheshin të vdisnin, duke blerë gjithçka me shpenzimet e tyre, madje edhe jelekët antiplumb. Kush do t’i sigurojë familjet që kanë humbur bukën e gojës? Ne e dimë përgjigjen — Të gjitha këto vështirësi do të jenë një barrë shtesë mbi supet tashmë të mbingarkuara të nënave,” shkruhej ndër të tjera në peticion.

Apeli përshkruan nënat e rekrutëve dhe ushtarëve të mobilizuar si “të detyruara të trokasin në mënyrë poshtëruese në pragjet e administratave të qytetit”, duke u përpjekur të kthejnë burrat e tyre në shtëpi.

Ne jemi kundër pjesëmarrjes së djemve, vëllezërve, bashkëshortëve, baballarëve tanë në këtë. Detyra juaj është të mbroni të drejtat dhe liritë e nënave dhe fëmijëve, nuk duhet të mbyllni sytë para gjithë kësaj”, thuhej në peticion.

Bota #Kundër Luftës #Nënat ruse peticion