Politike11 Gusht 2022, 09:56

Nënshkrimi i marrëveshjes për Portin e Durrësit, Rama publikon projektin 3D: “Durrës Yachts and Marina", më i madhi në Mesdhe!

Shkruar nga Pamfleti
Nënshkrimi i marrëveshjes për Portin e Durrësit, Rama

Ndërtimi i Portit të Durrësit, Açka "zbulon" bisedën mes politikanit italian dhe biznesmenit nga Dubai: I bekuam ‘te vendi’ që s’thuhet!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamjet 3D të projektit për ndërtimin e Portit të Durrësit, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me investitorin dhe zhvilluesin Muhammed El Alabbar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ditën e djeshme hodh një hap vendimtar për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, që tashmë do t’i hapë rrugë ndërtimit të portit turistik më të madh në Mesdhe. Sipas Ramës, ky investim nuk do të realizohej dot pa mbështetjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët, kreu i qeverisë ka deklaruar se ndërtimi i këtij porti me përmasa të mëdha do të sjellë një zhvillim ekonomik dhe turistik jo vetëm për zonën e Durrësit, por për të gjithë vendin, ndërsa investimi kap vlerën e 2 miliard dollarëve. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë për hekurudhën Durrës- Prishtinë, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Politike porti i Durresit Rama