Sport19 Tetor 2022, 15:27

Nëntori muaji kuqezi, Shqipëria konfirmon miqësoren e tretë një ditë para nisjes së Botërorit

Shkruar nga Pamfleti
Nëntori muaji kuqezi, Shqipëria konfirmon miqësoren e tretë

Nëntori muaji kuqezi, Shqipëria konfirmon miqësoren e tretë një ditë para nisjes së Botërorit

Shqipëria konfirmon miqësoren e radhës. Pas ndeshjes me Italinë më datë 16 nëntor, kuqezinjtë do të luajnë më 19 nëntor në “Air Albania“ kundër Armeninë.

Në fakt, ishte planifikuar ndeshja vëllazërore ndaj Kosovës, megjithatë për shkak të logjistikës pasi nuk po gjendej një terren i përshtatshëm, nuk do të zhvillohet sfida me “Dardanët“, plus që ka edhe një kosto të lartë, pasi do të luhej jashtë vendit.

Kujtojmë se më datë 26 tetor, Shqipëria do të jetë sërish e angazhuar për një miqësore, këtë herë ndaj Arabisë Saudite në transfertë. Në të tilla ndeshje, pritet që tekniku Edi Reja t’i japë shansin shumë futbollistëve të rinj.

Kjo për të treguar veten, ndërsa sfidat shërbejnë edhe si një provë gjenerale para kualifikueseve të “EURO 2024“, që nisin në mars me kuqezinjtë që janë shortuar në Grupin E, së bashku me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Sport Kombetarja Shqiptare miqësorja me Armeninë