Politike29 Mars 2022, 12:41

Nëse Alqi Bllako arrestohet, ish-ministri i PS zë vendin e tij në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Nëse Alqi Bllako arrestohet, ish-ministri i PS zë vendin e tij në

Ditën e sotme SPAK i ka bërë kërkesë Kuvendit që të lejojë arrestimin e deputetit Alqi Ballko, i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit ku ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar shoqërinë e Klodian Zotos.

Nëse Komisioni i Mandateve vendos i hap rrugë organeve të drejtësisë për arrestimin e Bllakos, atëherë i hapet rruga edhe plotësitmit të vendit të tij me një tjetër socialist nga lista e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 prillit në 2021.

Në bazë të votave dhe pas Ballko është emrin i Pandeli Majkos, i cili është renditur i 19-i dhe mori 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977.

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

Politike #Alqi Bllako #SPAK #Arrestim