
Për ata të cilët vuajn nga depresioni dhe ankthi trajtimi me antidepresantë mund të jetë fije për pe shpëtues jete. Por disa të tjerë për arsye të ndryshme duan ti ndërpresin këto ilaçe.
Një grua 48 vjeçare vendosi që të ndërpresë antidepreantët me ndihmën e mjekut të saj pasi ndjente se nuk kishte më nevojë për to. Vuaja nga ankthi i theksuar, me zor merrja frymë. Pior 10 vite më vonë nuk ndjej më ankth, nuk kam më depresion, nuk më duket sikur kam nevojë për ilaçe.
Por askush nuk më pregatiti për atë çka do të pasonte ndërprerjen e marrjes së ilaçeve, ndjehesha gjatë gjithë kohës si e dehur, nuk mundesha as të ngrija kokën pa ndjerë dhimbje. Rrija gjatë gjithë kohës e mbledhur në shtrat.
Edhe pse nuk e kuptojmë si funksionojnë antidepresantët, ata realisht funksionojnë. Ata mund të jenë realisht efëektivë pavarësisht se sa të rëndë mund ta keni depresionin. Shpesh të gjitha simptomat do të zhduken.
Por si për çdo mjekim kur ndjehemi më mirë ajo çka pyesim është a kemi më nevojë për të. Nëse mjeku juaj mendon se ju mund të ndaloni antidepresantët, ja çfarë ju pret.
Nëse do të ndalosh së marri antidepresantë, nuk duhet ta marrësh kurrë vetëm këtë vendim. Është shumë e rëndësishme që të konsultohesh me mjekun,i cili të ka këshilluar antidepresantët. Mjeku e fillon procesin duke të ulur dozën e mjelimit dhe duke monitoruar nëse simptomat e ankthit ose depresionit po kthehen. Njerëzit mund të mendojnë: “Po ndjehem më mirë, nuk kam më nevojë për mjekim, por me shumë mundësi sapo të lenë mjekimin mund të ndjehen sërish keq”.
Për t’ju ndihmuar në lidhje me minimizimin e efekteve anësore mjeku juaj duhet ta ulë pak nga pak dozën e mjekimit. Protokolli i çdo medikamenti është i ndryshëm, kështu që edhe mënyra se si veprohet me secilin prej tyre është e ndryshme. Do të duhet rreth 2 ose 3 javë për të parë se si po ec procesi i lënies së mjekimit. Nuk duhet që këto mjekime të ndërpriten menjëherë, në asnjë lloj rasti.