Showbiz22 Gusht 2018, 13:34

Nëse ke këto karakteristika, i mendon gjërat më thellë se të tjerët

Shkruar nga Pamfleti
Nëse ke këto karakteristika, i mendon gjërat më thellë

A e ke pasur ndonjëherë ndjesinë se e sheh botën ndryshe nga të tjerët? Sikur vë re gjëra që të tjerët nuk i shohin?

Thua çfarë mendon dhe e mendon çfarë thua

Shpesh njerëzit nuk e thonë atë që mendojnë nga frika e të qenit të gjykuar ose të kritikuar nga të tjerët.
Por ti nuk je ashtu.
Duhet ta tregosh atë që mendon dhe ndjen, sepse nuk është normale që mos ta bësh. Asgjë e mirë nuk vjen nga komunikimi sipërfaqësor sipas teje.

Lumturia jote nuk varet nga të tjerët

E kemi kaluar të gjithë këtë fazë, një lidhje që të konsumon totalisht qenien dhe kur mbaron të lë totalisht të traumatizuar. Ky ka qenë një leksion që e ke mësuar mirë. Të ka bërë të kuptosh se rruga e vetme drejt lumturisë është lumturia me veten, vetëm apo në një lidhje.

Urren bisedat pa kuptim

Ka shumë pyetje të mërzitshme që të japin bezdi, pyetjet retorike të bezdisin dhe të acarojnë.
Kur dikush thotë thjesht “jam mirë”, sipas teje i mungon natyrshmëria.

Ato që kanë rëndësi janë veprimet

I njohim të gjitheë ata njerëzit që flasin me siguri dhe qetësi, thonë gjithnjë gjërat e duhura dhe në shumicën e rasteve janë edhe shumë të artikuluar.Por kur bëhet fjalë që të vënë në praktikë çka thonë nuk i mbështesin fjalët e tyre me veprime.

Lifestyle