Ekonomi21 Qershor 2018, 15:38

Nëse keni euro ose dollarë për të thyer atëherë kemi lajmin që do ju ngazëllejë

Shkruar nga Pamfleti
Nëse keni euro ose dollarë për të thyer atëherë

Euro edhe gjatë ditës së sotme ka fituar pikë përkundrejt lekut në vend.

E sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 126.18 lekë, rreth 0.25 pikë më shumë se një ditë më parë. Megjithatë sipas ekspertëve rritjet janë modeste në tregun vendas dhe më shumë mund të flasim për një stabilizim të valutës në vend. Ekspertët e tregun e argumentojnë këtë rritje të lehtë me praninë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në treg.

Banka e Shqipërisë deklaroi në fillim të qershorit ndërhyrjen e jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë duke tërhequr valutë nga tregu. Gjatë konferencës rajonale midis Guvernatorëve të Bankave Qendrore të rajonit, Sejko argumentoi këtë ndërhyrje me faktin që forcimi i lekut nuk po justifikohej më nga fondamente dhe se rënia e mëtejshme e euros po ndikohej për shkak të pritshmërisë të agjentëve të tregut valutor.

Sakaq sipas ekspertëve dollari po reflekton forcimin në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave euro u këmbye sot në tregjet ndërkombëtare me 1.15 dollarë, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit.

Ekonomi