Politike16 Maj 2022, 15:15

"Nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare nuk mbahet në qershor...", Xhaçka takim me Varhelyin; a do të ketë ndryshim kursi?!

Shkruar nga Pamfleti
"Nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare nuk mbahet në

"Nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare nuk mbahet në qershor...", Xhaçka takim me Varhelyin; a do të ketë ndryshim kursi?!

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Oliver Varhelyi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Xhaçka thotë se është dakordësuar me Varhelyin që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor.

Sipas ministres, dështimi për të mbajtur konferencën e parë, do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Nënvizova bindjen e Shqipërisë se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qeshor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor”- shkruan Olta Xhaçka.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Rama i bëri të qartë Brukselit që Shqipëria do të ndryshojë menjëherë kurs nëse nuk kalon në fazën tjetër të negociatave për integrimin në BE. Deklarata u prit ashpër nga opozita, të cilët e konsideruan kreun e qeverisë anti-europian.

Politike BE integrimi Varhelyin xhacka