Sport15 Korrik 2022, 20:46

“Nëse nuk është trukim ndeshjesh, atëherë nuk e di çfarë është”, finalja e Kupës së Nigerisë bëhet ‘cirk’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Nëse nuk është trukim ndeshjesh, atëherë nuk e

“Nëse nuk është trukim ndeshjesh, atëherë nuk e di çfarë është”, finalja e Kupës së Nigerisë bëhet ‘cirk’ (Video)

Penalltia më e tmerrshme e të gjitha kohërave është parë gjatë finales së fundit të Kupës FA Ogun State në Nigeri, ku tifozët akuzojnë lojtarët për trukim të ndeshjes. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Remo Stars përballë me Ijebu Junajtid, e cila pas barazimit 0-0, shkoi te penalltitë për të përcaktuar fituesin.

Sekuenca të çuditshme gjatë goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë, që më pas u bë virale. Penalltia e parë e ka fiksuar portierin e Remo-s, të qendrojë plotësisht i palëvizshëm dhe në dukje të painteresuar për të shpëtuar portën nga pësimi i golit.

Penalltia e dytë e radhës ishte një skandal i vërtetë, madje edhe e vështirë për t’u imagjinuar. Lojtari i radhës i Remo-s, mori vrull dhe e goditi topin aq fort, veç jo drejt portës, por në drejtimin e gabuar, përpara se të ngrinte duart në kokë.

Ijebu Juajtid e fitoi 3-0 me penallti ndeshjen, duke marrë trofeun e Kupës FA Ogun State në shtëpi. Podcasteri Ibukun Aluko mbeti i mërzitur nga kthesa e ngjarjeve. Ai shkroi në Twitter: “Nëse kjo nuk është trukim ndeshjesh, atëherë nuk e di se çfarë është”.

If this isn’t Match Fixing, then I don’t know what it is.

Why is Nigerian football like this? Why don’t we ever want progress??

This is Ogun State FA Cup final between Remo Stars and Ijebu United ??

pic.twitter.com/Mef2oU2gd1

— Ibukun Aluko (@IbkSports) July 14, 2022

Sport Ijebu Juajtid Kupa e Nigerisë Remo Stars