Showbiz21 Janar 2023, 12:22

“Nëse nuk më dëgjon, hapi derën dhe dal”/ Kiara revoltohet me Luizin

Shkruar nga Pamfleti
“Nëse nuk më dëgjon, hapi derën dhe dal”/ Kiara

Pas debatit që patën, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë pasur një sqarim teksa ndodheshin në lavanderi. Moderatorja i thotë se ka pasur një ngarkesë emocionale, që nuk është shkaktuar nga ai.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Gjithë ditën sot kam pasur një ngarkesë emocionale

Luizi: Që është shkaktuar nga?

Kiara: Që nuk domethënë që është shkaktuar nga ty, por që ti ma shtyn më shumë

Luizi: Për keq?

Kiara: A je njeriu më i afërt që kam këtu, që flas çdo gjë? Normal që nervat e gjithë të tjerat do ti shkarkoj ty, s’kam ku i shkarkoj tjetër

Luizi: Ok, pranoj

Kiara: Nuk i pranon pra, se kthen kurrizin direkt dhe acarohesh.

Luizi: Arsyeja nuk mund ta di?

Kiara: Jo, nuk ke pse ta dish se ka ca gjëra që i mbaj për veten time dhe nuk dua ti them

Luizi: A kanë të bëjnë me shtëpinë, me ndonjë banor?

Kiara: Nuk më ndihmon dot ti fare në gjënë që unë po mendoj

Luizi: Thjesht po të pyes.

Kiara: Nuk më ndihmon. Nëse do kisha nevojë për ndihmë do ta kërkoja.

Luizi: A të ka bërë ndonjë?

Kiara: Luiz nuk po më dëgjon dhe nëse nuk më dëgjon do hap derën dhe dal, ta them sinqerisht.

Luizi: Po pra po të dëgjoj, nuk flas veç fol.

Showbiz kiara tito luiz ejlli