Aktualitet 7 Shkurt 2023, 09:36

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

Shkruar nga Pamfleti
Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra

Aksionerët e vërtetë në 40-50% të pjesëve të koncesioneve, janë shefa e ish-shefa të politikës/ Ka shumë prova me dokumente, që vërtetojnë se ish-ministri Damian Gjiknuri, është sekseri dhe hajduti më i madh i përfshirë në të gjitha aferat korruptive të 10 viteve të fundit, që nga koncesionet në vendburimet e naftës, gazit, minierave dhe deri tek ri-negocimi i favoreve që iu bënë bosëve të gazsjellësit TAP

Shkruan ISUF TUSHE, Ing. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

(Vjon nga pjesa e parë) Tani që skandalin e zbuloi dhe po e heton FBI, deputeti Erjon Braçe, thotë se Shefqet Dizdari është i lidhur me Sali Berishën, por nuk thotë, se ai e Agron Nezaj kanë marrë koncesione të tjera nafte e punësh publike nga Edi Rama; madje Gjiknurin e Ballukun që firmosën i emëroi sekretar të PS e Zv/kryeministre.

Në faqen e kompanisë koncesionare të naftës “Dizdari-TERRAOIL SWISS”, deklarohet se në vitin 2016 është përzgjedhur nga qeveria, si investitori i huaj më i mirë në Shqipëri, ndërsa në qershor 2018, ajo ka firmosur termat e marrëveshjes edhe për 3 vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul, Amonicë, të cilat kanë prodhim naftë bruto 64 000 ton në vit.

Kryeministri dhe ministret Balluku-Ibrahimaj, nuk japin sqarime se ku shkon gjithë kjo pasuri me të ardhura miliona Euro, por as përse koncesionarët e naftës nuk paguajnë tatime, taksa e përqindje ftimi në buxhetin e shtetit.
Ndërkohë që ҫmimi i naftës “Brend”, për një periudhë të gjatë është luhatur në vlerat 90-130 USD për Barrel, që rezulton se është vjedhje shumë e madhe.

Kam bindje të plotë tashmë, se në qendër të këtij grupi sekserësh që korruptuan zyrtarin e lartë të FBI, qëndron krye-hajduti Damian Gjiknuri, ndërsa mbështetës e mbrojtës i tij është kryeministri Edi Rama, njëherazi urdhërues për çdo pazar të bërë me Mc.Gonigal, me Agron Nezën e Shefqet Dizdarin të Sali Berishës dhe Dorjan Duçkën e Ilir Metës.

Sepse këtu të ҫojnë, të gjitha veprimet që Damian Gjiknuri, bëri në vitn 2017, me pazarin e heqjes dhe dhënien përsëri të koncesionit për 3 vendburimet e naftës; madje dhe pjesëmarrja në ceremoninë e dekorimit të ish-zyrtarit të FBI, me titullin “Qytetar Nderi” i Tropojës. Ka shumë prova me dokumente, që vërtetojnë se Damian Gjiknuri është sekseri dhe hajduti më i madh i përfshirë në të gjitha aferat korruptive, që nga koncesionet në vendburimet e naftës, gazit, minierave dhe deri tek ri-negocimi i benefiteve të gaz-sjellësit TAP.

Pra, sektori i naftës është futur në kontrollin e grabitqarëve krye-politikanë e pushtetarë, të cilët çdo vjedhje e realizojnë dhe e fshehin nëpërmjet kompanisë “Albpetrol”; drejtorët e të cilës i shpërblejnë me mandate deputeti apo me poste të tjera shtetërore e të partive PD, PS, LSI.

Këtë marifet e ka denoncuar disa herë deputeti Erjon Braçe, por kur dalin provat e aferave me emra konkret, del e mbron kryeministrin dhe ministrat e përfshirë në to, siç ishte rasti i skandalit të fundit “McGonigal” me koncesionet e naftës.

Po çuditërisht sulmon Sali Berishën, kur vetë Brace, Edi Rama e të tjerët në PS, jo vetëm çuan Ritvan Boden në Bordin të Bankës së Shtetit, por prej 10 vitesh nuk e kanë çuar Saliun para drejtësisë, madje as prej 20 muajsh që është shpallur “non grata” nga SHBA, sepse janë bashkë në në çdo aferë e fshehje krimesh.

Po përmend një fakt nga vendburimi Patos-Marinëz, që është një ndër më të mëdhenjtë në Europë, ku nxirret vetëm 35% naftë dhe pjesa tjetër është rërë e ujë; pra, sasia e rezervave që mbeten në rezervuar është jashtëzakonisht e madhe, mbasi lejohet nga shtetarët që marrin miliona ryshfete prej koncesionarëve.

Peter Kremping dhe miku oligark i Berishës e Ramës, marrin secili nga 31.4% fitim nga nafta, pa përfshirë pagat e tyre milionëshe, të drejtorëve dhe bonuset në fund të vitit, kjo e pasqyruar në gruprin e tyre “Minority Shareholdër”, që merr, manipulon e fsheh diferencën 37.2% të fitimit.

Ky grup është shumë interesant dhe kush futet aty? Dini gjë ju? As unë, as kolegët e mi të nderuar dhe naftëtarët e thjesht, që punuam e kontribuan në këto vendburime për një kohë të gjatë, madje as ata që punojnë aktualisht te koncesionet me paga simbolike.

Pra, ne nuk jemi investitorë në atë grup, sepse s’kemi aq para sa të investojmë në ato vendburime, por dhe sikur të kishim, ne nuk na i japin këto pasuri.

Në këtë grup mafioz, mund të fusin parat e tyre ca drejtorë, menaxherë e punonjës të administratës, që marrin vendime për këto vendburime dhe kanë rroga të majme, por jo më shumë se 5% dhe ata nuk janë shumë.
Kurse pjesa tjetër, jam plotësisht i bindur, se “aksionerë dhe investitorë” shqiptarë janë hajdutët “kukulla”, që përdoren prej qeveritarëve pjesë e koncesioneve.

Aksionerët e vërtetë në një pjesë të koncesioneve, janë shefa e ish-shefa të qeverisë, deputetë, ministra, drejtorë të dikasterit të energjisë apo dikastereve të tjera, të AKBN-së e deri tek “Albpetrol”, mbase ka dhe doganierë, të dorovitur me aksione falas nga kompania, si shpërblim për manipulimin e termave në kontrata.

Shpesh, kam thënë, se korrupsioni i qeveritarëve dhe politikanëve, ka marrë përmasa të mëdha dhe ka dekada që ka dalë jashtë kufirit shtetëror, duke dhuruar pasuritë e popullit, siҫ do t’i falet dhe deti Greqisë, si shpërblim që të flasin pozitivisht për qeverinë e radhës./Pamfleti

Kryesore Edi Rama Gjiknuri krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit SPAK