Dosja e zezë20 Janar 2023, 16:04

Nesër 12 vite nga “21 Janari”, pse prokuroria e lë ende Saliun të mburret për 4 vrasjet në bulevard?!

Shkruar nga Pamfleti
Nesër 12 vite nga “21 Janari”, pse prokuroria e lë ende

Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i asaj ngjarje dhe pas 12 vitesh ai ende nuk ka kërkuar falje. Përkundrazi, ai e justifikon atë ngjarje me argumentin se donin ta largonin nga pushteti me dhunë.

12 vite më parë, mesditën e 21 Janarit, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u bënë pjesë e protestës së opozitës së asaj kohe kundër qeverisë, pas publikimit të videos së Ilir Metës që bënte pazare me Dritan Priftin. Por ata nuk e dinin se kjo do të ishte dita e fundit e jetës së tyre, pasi një dorë gjakatare ju mori atyre jetën në mënyrë mizore. Ndonëse ata protestonin shumë larg Kryeministrisë, u qëlluan nga pjesëtarë të Gardës duke i lënë të vdekur.

Nesër shënohen 12 vite nga kjo masakër dhe ende ka shumë mister brenda saj. Të vetmit që e pësuan ishin kreu i Gardës Ndera Prendi dhe ushtari i tij Agim Llupo, por edhe ata u dënuan në mënyrë qesharake. Ndërkohë ata që urdhëruar vrasjet në bulevard, sot mburren me to.

Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i asaj ngjarje dhe pas 12 vitesh ai ende nuk ka kërkuar falje. Përkundrazi, ai e justifikon atë ngjarje me argumentin se donin ta largonin nga pushteti me dhunë. Ai u pyet sot nga gazetarët dhe vijon të mos ndryshojë kurs, duke e pasur për krenari që vrau 4 vetë.

21 Janari është akt anti-kushtetues, i Edi Ramës dhe grupit të tij. Ka një deklaratë të kryesisë së radhës së OSBE-së asokohe që shprehet qartë, tensionet për pushtet të atij puçi. 21 Janari ka një zhvillim dramatik, 4 të vrarë. Të sjellë të gjithë nga Rama me qëllim për të rrëzuar Sali Berishën, për të pushtuar Kryeministrinë. Dhe u përdorën të gjitha mjetet e dhunës, përfshirë armët e zjarrit dhe plumbat në dritaren e zyrës së kryeministrit, që ai po punonte aty”, tha ai.

Ai u pyet edhe se përse nuk pranoi një hetim ndërkombëtarë në atë kohë. SHBA kreu një ekspertizë dhe faktoi që ishte një vrasje shtetërore, por pas 12 vitesh Berisha ende vijon të mashtrojë.

Është bërë një hetim i plotë. Kam qenë unë që kam kërkuar hetim ndërkombëtar për problemin dhe i keni të gjitha në media, por kishte problematikë ajo, jo nga unë. Është bërë një hetim, asnjë vrasje dhe plagosje nuk është bërë nga policia, por nga gardistë në zbatim të ligjit të tyre, me teprim, pa teprim, por garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj. Sa i përket ministrit të Brendshëm, në këtë rast gjykoj se policia e shtetit nga ajo ngjarje ka dalë e lavdëruar nga ndërkombëtarët, por ministri nuk ishte as komandant garde dhe as drejtor i policisë. Nuk mund të them se ka pasur rol konkret në zhvillimet e asaj dite”, tha ai.

Pra pas 12 vitesh, Sali Berisha vijon ende flet sikur nuk ka ndodhur asgjë më 21 Janar 2011. Por këtu faji është i policisë, prokurorisë dhe mbi të gjitha i qeverisë. Para se të vite në pushtet, Rama betohej e stërbetohej se do e nxirrte Berishën para drejtësisë për 4 të vrarët. Rama ka 9 vite në pushtet dhe Berisha nuk është thirrur kurrë në prokurori.

2 vite më parë policia ndërmori një akt, duke kërkuar nga Prokuroria e Tiranës riekspertim për vrasjen e Aleks Nikës. Për të nuk ka asnjë person të ndëshkuar dhe policia kërkoi të merren në pyetje dëshmitarët dhe të analizohet skena e krimit. Por Prokuroria e Tiranës ndërmori vetëm një hap. Plumbi që i mori jetën Aleks Nikës është dërguar në Itali për ekspertizë dhe nuk dihet asgjë deri më tani. Ndërkohë nuk ka pasur avancim sa i takon pyetjes së dëshmitarëve dhe hetimeve të tjera.

Si duket kjo zvarritje e prokurorisë i jep argument Berishës të mburret me 4 të vrarët, pasi e di se për sa kohë nuk guxojnë prokurorët, ai “shijon” krimet që ka bërë. /Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare berisha 21 janari Vrasje