Sport31 Janar 2023, 17:30

“Nesër bashkohem me skuadrën e re”, Bajrami ndryshon ekip: Jam këtu prej tij dhe i lumtur që e rigjej sërish

Shkruar nga Pamfleti
“Nesër bashkohem me skuadrën e re”, Bajrami ndryshon ekip:

“Nesër bashkohem me skuadrën e re”, Bajrami ndryshon ekip: Jam këtu prej tij dhe i lumtur që e rigjej sërish

Merr formë e ardhmja e Nedim Bajramit. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të largohet nga Empoli dhe do të bashkohet me skuadrën e Sasuolos, ditën e nesërme. Vetë Bajrami ka deklaruar se takimi mes dy palëve ka përfunduar siç duhet dhe tashmë firma është vetëm çështje orësh.

“Jam shumë i lumtur, gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur dhe të mërkurën do të bashkohem me skuadrën e re. Ritakohesh me Dionisin? Jam këtu edhe prej tij, kemi folur së fundmi dhe jam shumë i lumtur që e rigjej sërish.

Gjithashtu, kam folur edhe me shokët e rinj të skuadrës, disa prej tyre i njoh. Një prej tyre është Pinamonti me të cilin kam luajtur në sezonin e fundit”, tha ai.

Sport mesfushori shqiptar Nedim Bajrami Sasuolo