
Tiranë, 15 maj – Në Tiranë nesër fillon manifestimi “Java e Amerikës” kushtuar 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Juri Kim deklaroi në një video-mesazh se java do të pasohet me shumë ngjarje.
Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen “festës njëjavore në Tiranë, me muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan”. Të gjitha aktivitetet do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët dhe janë falas.
Grupi i njohur “Touch n’Go” i ardhur nga SHBA-ja do të mbajë koncert në sheshin “Skendërbej” në qendër të Tiranës të enjten, ndërsa të shtunën do të performojë në Shkodër.