Sport23 Shtator 2022, 20:11

Nesër ndaj Izraelit duhet vetëm fitorja, kuqezinjtë zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në Tel Aviv (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Nesër ndaj Izraelit duhet vetëm fitorja, kuqezinjtë

Nesër ndaj Izraelit duhet vetëm fitorja, kuqezinjtë zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në Tel Aviv (Video)

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Izraelit, ku nesër në orën 20:45 do të zhvillojë ndeshjen e parë të shtatorit ndaj vendasve e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kanë mbërritur në Tel Aviv dhe rreth orës 18:00 me orën lokale të Izraelit kanë zbritur në fushën e stadiumit “Bloomfield”, ku kanë zhvilluar edhe seancën zyrtare stërvitore para sfidës.

Ekipi është stërvitur normalisht për më shumë se një orë, ndërsa lojtarët janë shfaqur në formë të mirë. Vetëm sulmuesi Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht në mënyrë të diferencuar për shkak të problemit muskulor që e ka shqetësuar gjatë gjithë kësaj jave dhe stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

Pjesa tjetër e grupit është në formë të mirë fizike. Trajneri Edi Reja ka provuar edhe vendosje të ndryshme taktike gjatë kësaj seance stërvitore, përveç aspektit fizik.

Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa stadiumi do të jetë i mbushur të shtunën në mbrëmje, pasi ka interes të madh për të ndjekur ndeshjen nga tifozët vendas. Shqipëria do të luajë nesër ndaj Izraelit sfidën vendimtare të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Sport Kombetarja Shqiptare ndeshja me Izraelin seanca stërvitore