Sport26 Mars 2018, 16:01

Nesër nis debutimi i kombëtares në Europianin e shtangës

Shkruar nga Pamfleti
Nesër nis debutimi i kombëtares në Europianin e shtangës

Nesër nis debutimi i kombëtares në Europianin e shtangës

Në Bukuresht të Rumanisë ka nisur sot Kampionati Europian i Peshëngritjes, një event ku merr pjesë edhe vendi ynë, me 6 shtangistë meshkuj. Peshëngritësja e vetme femër që duhej të përfaqësonte ngjyrat kuqezi, Evangjeli Veli, doli pozitive pak ditë më parë dhe u pezullua përkohësisht nga garat. Kështu që, në pedanën Europiane, do të ngjiten Romario Avdiraj, Briken Calja, Arbër ÇerçiziErkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të cilët pretendojnë për medalje

Konkurrimi i kuqezinjve do të bëhet në datat 27-30 mars, ku i pari që do të garojë është Romario Avdiraj në peshën 62kg (data 27 mars). Një ditë më pas (28 mars), do të konkurrojnë shtangistët Briken calja e Arbër Çerçizi, të dy në peshën 69kg, ndërsa më datën 29 mars do të marrin pjesë në garë, në peshën 77kg, shtangistët Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj. Konkurrimi i kuqezinjve në Europian do të mbyllet më datën 30 mars me Krenar Shoraj, në peshën 85kg.

Sport Nesër nis debutimi i kombëtares në Europianin e shtangës