
Pothuaj mbi 50% e kryeqytetit nesër do të jetë pa furnizim me energji elektrike. Një situatë të tillë e ka konifirmuar vetë OSHEE-ja, përmes një statusi në rrjetet sociale. Madje ajo ka njoftuar energjia elektrike do të ndërpritet në zonat më kryesore të Tiranës.
“Stakim i datës 10 maj. Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e 9 kabinave do të stakohet energjia nga ora 09:30 deri në 14:30 në rrugët: “Petro Makro”, Haxhi Hysen Dalliu”.
Kurse nga ora 09:00 deri në orën 15:30 do të ndërpritet energjia elektrike në rrugët: “Rm Sadria”, “5 maji”, “Shyqyri Peza”, “Hatij Bega”, “Niko Avrami”, “Hoxha Tahsin”, “Hasan Sufa” dhe pranë rrugës “Ali Demi”,”– thuhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.