Sport14 Nëntor 2018, 09:12

Neuer mbush me optimizëm tifozët gjermanë… tregohet “modest”

Shkruar nga Pamfleti
Neuer mbush me optimizëm tifozët gjermanë… tregohet

Paraqitjet e Manuel Neuer te Bayern Munchen janë kritikuar së fundmi teksa portieri ka pësuar tetë gola nga tetë goditje në portë gjatë ndeshjeve të fundit. Ai nuk shqetësohet nga kritikat.

“Këto janë gjëra të vjetra, jam mësuar tashmë. Jam në formë të mirë. ndaj Dortmund bëra një ndeshje të mirë. Kam besim. Duam ta mbyllim vitin me një rezultat pozitiv këtu te Gjermania.

“Jemi optimistë se mund të paraqitemi mirë në ndeshjet e mëdha. Ndaj Holandës, duam të fitojmë, patjetër. Shumë lojtarë të rinj te Gjermania? Edhe përpara botërorit ka pasur shumë. Jogi Low gjithmonë e ka bërë këtë gjë, duke përfshirë të rinjtë. Ndaj Rusisë, jemi gati të tregojmë se sa vlejmë për të hequr pak presion nga vetja”.

Sport Emanuel Neuer Tifozet gjermane