Pas përfundmit të rubrikës së saj në “E diell”, moderatoren Nevina Shtylla nuk e kemi parë më në ekran.
Megjithatë, duket se s’do të presim edhe shumë gjatë që Nevina t’i bashkohet sërish televizionit me një tjetër format.
Mësohet se ish missi, Nevina Shtylla mund të jetë moderatorja e re e emisionit të humorit “Portokalli”, sepse është parë shpesh në mbledhje me stafin e programit pak para nisjes së emisionit.
Ky lajm mbetet ende për t’u konfirmuar dhe s’kemi asnjë reagim nga moderatorja, megjithatë do të ishte këndshëm nëse Nevina do t’i bashkohej spektaklit të humorit.
“Portokalli” ka bërë së fundmi ndryshime, duke hapur audicionet si për aktorë, ashtu edhe për moderator, ndërkohë që nuk dihet arsyeja se pse Eneda dhe Salsano nuk do jenë më moderatorë të varietesë.
Eneda Tarifa konfirmoi më herët largimin e saj nga “Portokalli”, me anë të një statusi në Instagram.