
Neymar jep mesazhin e madh dhe flet për dëmtimin e tij
Brazili do të gjejë Meksikën në ndeshjen e ardhshme të botërorit. Një sfidë që sheh si favoritë ekipin 5 herë kampion të botës. Ekipi meksikan më shumë se sa për vetë ekipin e Brazilit ka frikë stimulimet e brazilianit Neymar. Kapiteni i përfaqësueses së Meksikës, Andrés Guardado ka ndezur sfidën me fjalë shumë të ahprah për “yllin” brazilian.
“Të gjithë e njohim dhe nuk më takon mua ta gjykoj. I përket FIFA-s dhe arbitrave që të shohin stilin e tij të lojës dhe të kuptojnë se si të bëjnë llogaritë. Atij i pëlqen të ekzagjerojë kur pëson ndonjë ndërhyrje dhe dashuron të rrëzohet në fushë. Janë arbitrat ata që duhet të ndërpresin ëtë lloj sjellje”, – deklaroi Guardado.
“Statistikat dhe prognoza janë kundër nesh, por do të bëjmë të pamundurën për të përmbysur këtë situatë dhe për të shënuar historinë, duke u kualifikuar për fazën tjetër. Edhe kur u përballëm me Gjermaninë, dukej e pamundur që të fitonim, përkundrazi ndodhi”, – u shpreh kapiteni i Meksikës përpara ndeshjes me Brazilin.