Aktualitet21 Maj 2019, 08:49

Nga Admir Tafili tek Asmer Bilali, kontrollet blic në burgje zbulojnë privilegjet e të burgosurve VIP

Shkruar nga Pamfleti
Nga Admir Tafili tek Asmer Bilali, kontrollet blic në burgje zbulojnë

Nga Admir Tafili tek Asmer Bilali, kontrollet blic në burgje zbulojnë privilegjet e të burgosurve VIP

Një aksion blic në burgje nga Forcat Operacionale ka zbuluar se një pjesë e të dënuarve VIP kanë qenë të pajisur me celularë. Mësohet se me celularë janë kapur Admir Tafili, Asmer Bilali, Leo Osmenit, Edmond Leskaj.

Aksioni është shtrirë në disa institucione të vuajtjes së dënimit, ndërsa gjithnjë ka pasur akuza në media për trajtim preferencial të disa prej të burgosurve VIP nga drejtuesit e institucioneve të burgjeve.

Ky aksion i Forcave Operacionale vjen një ditë pasi ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj mblodh punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Jo më larg se dje ishte Safet Bajri, i quajtur ndryshe dhe si i forti i Shkodrës ai që kishte postuar një video nga burgu, ku shihej se kishte jo vetëm televizor dhe telefon në dhomë, por ishte dhe përdorues i rregullt i rrjeteve sociale.

Aktualitet admir tafili asmer bilali te burgosurit VIP