Sport 3 Korrik 2022, 19:25

Nga aksidenti i frikshëm te gara spektakolare, fitore historike për Karlos Sainz, përfundon Çmimi i Madh i Britanisë në Formula 1

Shkruar nga Pamfleti
Nga aksidenti i frikshëm te gara spektakolare, fitore historike për

Nga aksidenti i frikshëm te gara spektakolare, fitore historike për Karlos Sainz, përfundon Çmimi i Madh i Britanisë në Formula 1

Karlos Sainz ka fituar për herë të parë në karrierë një garë të Formula 1, më saktësisht Çmimin e Madh të Britanisë, në pistën e Silverstone, një moment historik ky për pilotin e Ferrarit. Podiumi është plotësuar nga Perez në vend të dytë dhe Hamilton, që mori vendin e tretë. 

Gara e 10 nisi me një tronditje të madhe me 5 makina që u përfshinë në një aksident të frikshëm në nisje të garës, me pilotin e Alfa Romeo, Zhou që përfundoi me makinë të përmbysur jashtë murit mbrojtës, por për fat të mirë kinezi shpëtoi pa dëmtime të rënda. 

Pas konfirmimit të gjendjes së pilotit të Alfa Romeos, gara nisi sërish dhe në fund ishte Karlos Sainz ai që e mbylli i pari garën, i ndjekur nga Perez dhe Hemilton. 

Ndërsa Vershtapen ishte i pafat në Çmimin e Madh të Britanisë, pasi belgu pati problem me gomat dhe si rrjedhojë humbi shumë kohë dhe e mbylli këtë garë në vend të shtatë. 

Sharls Leklerk e mbylli këtë garë në vend të katërt, ndërsa Alonso u rendit pas pilotit të Ferrarit. Ndërsa piloti me origjinë shqiptare i Uilliams, Nikolas Latifi e mbylli Çmimin e Madh të Britanisë në vend të 12. 

Sport Çmimi i Madh i Britanisë Formula 1 Karlos Sainz