Sport28 Janar 2022, 20:26

Nga debutimi me Interin te dhurata e Mesit dhe Pikesë, rrëfimi special i Rei Manajt dhe marrëdhënia me Edi Rejan

Shkruar nga Pamfleti
Nga debutimi me Interin te dhurata e Mesit dhe Pikesë, rrëfimi special

Nga debutimi me Interin te dhurata e Mesit dhe Pikesë, rrëfimi special i Rei Manajt dhe marrëdhënia me Edi Rejan

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është duke kaluar një moment të mirë te skuadra e Specias në Serinë A, ku së fundmi është shndërruar ne një titullar të padiskutueshëm. Në një intervistë për “Il Secolo XlX, lushnjari ka rrëfyer karrierën e tij, ku në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve prestigjioze si Barcelona dhe Interi.

Në fillim të sezonit, Manaj mbërriti te Specia nga Barcelona, si huazim me të drejtë blerje për 2.7 milion euro.

Debutimi me Interin– Kam debutuar me Mançinin në moshën 18-vjeçare. Problemi i një lojtari që arrin ato nivele, edhe nëse ka talent, nuk është thjesht që të transferohet tek Interi, por të qendrojë atje. Por, në atë moshë, nuk i kupton mirë si janë gjërat.

Kalimi te Barcelona- Një ditë më thirri Abidal dhe Ramos Planes te Barcelona dhe më shpjeguan se qëllimi ishte që të më çonin në “Camp Nou”, duke nisur një rrugëtim nga ekipi B. Si mund t’i thuash jo një klubi kaq të rëndësishëm si Barcelona.

Trajneri Setien më grumbulloi në ndeshjen e kampionatit kundër Getafes. Kur erdhi Kuman, i nisa përgatitjet e sezonit me gola, por kishte pak vend për mua. Kam pasur fatin që të stërvitem me yjet e futbollit. Mesi më bëri dhuratë fanelën e tij, gjithashtu edhe Pike. Një ëndërr e realizuar.

Ofertat në merkato– Frejburgu, Anderlehti, Sasuolo, në ditët e fundit Betis, por pas bisedës me drejtuesit e Specias, u binda për t’u transferuar këtu. Nuk mendoj se kam gabuar. Edhe në këtë merkato dimërore, kam pasur oferta për t’u rikthyer në Spanjë, por mendoj vetëm për Specian, jam mirë këtu. Më vonë gjatë verës do të ulem me agjentët e mi dhe do të vendosim cila është më e mira për të dy klubet.

Objektivat- Dua shpëtimin me Specian, dhe të ruaj vendim tim në Kombëtare.  Reja më ndihmon shumë, flasim shpesh”, u shpreh Manaj./Panorama Sport

Sport Rei Manaj Specia sulmuesi i kombëtares shqiptare