Politike 3 Shkurt 2023, 18:33

Nga Elona Mihali, te Astrit Kalaja, kush janë 3 gjyqtarët që do të vendosin për vulën e PD?

Shkruar nga Pamfleti
Nga Elona Mihali, te Astrit Kalaja, kush janë 3 gjyqtarët që do

Me interes dhe kureshtje pritet pozicionimi i Astrit Kalajës, një emër i njohur i drejtësisë. Në vitin 2011, Astrit Kalaja ishte pjesë e Kolegjit Zgjedhor, i cili i dha Lulzim Bashës në tavolinë Bashkinë e Tiranës…

 Shkruan Adriatik Doçi

Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja do të jetë tre gjyqtarët, të cilët do t’i japin fund konfliktit 14 mujor mes dy grupeve për kontrollin e Partisë Demokratike, linjës së Rithemelimit dhe Foltores së Sali Berishës apo grupit të Enkelejd Alibeajt, që përfaqëson linjën e Lulzim Bashës. Si Berisha, ashtu edhe Alibeaj pretendojnë se janë kryetarët zyrtarë dhe realë të Partisë Demokratike, ndërsa ka piketuar kandidatë paralelë për zgjedhjet lokale. Në kushtet kur KQZ-ja duhet të regjistrojë njërën palë në zgjedhje, do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë se kush duhet ta mbajë vulën e PD-së. Gjyqtari i shkallës së parë, Agron Zhukri, me lidhje të shumëfishta me Berishën, ia kaloi vulën Sali Berishës, një vendim ky konflikt interesi pasi gruaja e Zhukrit ka qenë sekretare personale e Berishës.

Po kush janë tre gjyqtarët që do të vendosin për vulën e PD-së?

Me interes dhe kureshtje pritet pozicionimi i Astrit Kalajës, një emër i njohur i drejtësisë. Në vitin 2011, Astrit Kalaja ishte pjesë e Kolegjit Zgjedhor, i cili i dha Lulzim Bashës në tavolinë Bashkinë e Tiranës. Pas numërimit të rregullt të votave, Edi Rama fitoi me një diferencë prej 10 votash, por nën ndikimin e Berishës, Arben Ristanin ë krye të KQZ-së shpiku votat në kutitë e gabuara, bëri një rinumërim dhe nxori Bashën fitues. Më pas, procesin ekstraligjor të KQZ-së e legjitimoi Kolegji Zgjedhor, kur pjesë e tij ishte edhe Kalaja. Astrit Kalaja kaloi shkallën e parë të Vetingut në dhjetor të vitit 2019. Por, Komisioneri Publik Florian Ballhysa i ka kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimit nga detyra të Kalajës me pretendimin se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament me sipërfaqe 109,5 m2 si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë, brenda së cilës ndodhet edhe një ndërtim informal përdhes prej 60 m2. KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja në janar të vitit 2022.

Irida Kacerja është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në mars të vitit 2021. Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta dërgojë atë për inspektim nga ILD-ja lidhur me disa çështje gjyqësore. Ndaj saj nuk ka pasur ankimim në KPA dhe për rrjedhojë është konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë. Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Irida Kacerja ka qenë edhe më parë pjesë e trupit gjykues për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e saj me pretendimin e se Irida Kacerja mund të paragjykojë çështjen, pasi gjyqtarja kishte kërkuar në një seancë të ndërmjetme autorizim përfaqësimi në proces gjyqësor sipas statutit të PD-së. Kërkesa e bërë nga Gazmend Bardhi u rrëzuar nga gjykata.

Elona Mihali është relatore e çështjes. Zonja Mihali është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në janar të vitit 2021 dhe vendimi nuk është ankimuar në KPA. Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës. Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës. Mihali është lakuar vetëm për vendim për çështje pronash, ku u kaloi 546 mijë m2 tokë në Dhërmi, disa personave të dënuar nga gjykata për falsifikimin e dokumenteve.

Politike gjyqtarët PD vula