Federata Shqiptare e Futbollit, vazhdon me nismën e saj për të zgjeruar numrin e pjesëmarrjes të femrave në botën e futbollit shqiptar.
Nëse dikur përfshirja e femrës në futboll ishte një ”ëndërr”, sot është një realitet. Kjo falë iniciativës së FSHF-së, e cila po përgatit mjaft projekte për të ardhmen. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një postim ku kërkon të zgjerojë familjen e femrave në arbitrim.
Mesazhi në video është i qartë, e një nga ato që ka patur sukses është Emanuela Rusta. Rusta është e para arbitre shqiptare e pranuar në FIFA. Në fund të fundit, futbolli është i të gjithëve!
Një vajzë që gjykon një ndeshje, ndikon që të ulen protestat për vendimet e dyshimta. FSHF ka postuar një video në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ku ndër të tjera shkruan:
Deri dje në 🇦🇱, femra në futboll dukej një gjë e rrallë dhe ndryshe. Sot, ky realitet është tejkaluar. Femrat janë edhe drejtuese ndeshjesh, pra arbitre ⚽️. Dhe prej vitesh edhe arbitre ndërkombëtare. Ky është një realitet i ri. Një risi për futbollin dhe për shoqërinë shqiptare. #Vajza, bashkohuni me ne! Me familjen e madhe të futbollit!
Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on Tuesday, August 4, 2020