Politike 9 Korrik 2022, 18:44

Nga firmat piramidale, te lojërat e fatit dhe Gërdeci, juristi tregon si do fundoset Berisha nëse hiqet parashkrimi për dënimin e kryeministrave

Shkruar nga Pamfleti
Nga firmat piramidale, te lojërat e fatit dhe Gërdeci, juristi tregon

Juristi Romeo Kara, ka analizuar propozimin e bërë një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili propozoi ndryshime ligjore sa i takon hetimit të kryeministrave.

Sot kryeministrat është shumë e vështirë të hetohen për vendimet e qeverive, pasi janë kolegjiale. Por Berisha premtoi se do e ndryshojë kur të vijë në pushtet.

Ik, ishte në kuptimin e dorëheqjes si kryeministër dhe kjo nuk përbën asnjë lloj amnistie. Përkundrazi, unë publikisht kam kërkuar dhe propozuar që për Kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Unë ju garantoj që ky ligj do të hyjë në fuqi dhe do jetë një nga ligjet e para që do miratojë PD”, tha ai.

Por për juristin Romeo Kara, nëse ndodh kjo, atëherë i pari që fundoset është Berisha. Sipas tij, një nismë e tillë duhet të miratohet sa më parë, por Berisha ka që bërë aq shumë mëkate sa vështirë se shpëton.

Më në fund po thotë atë që unë kam vite që them lidhur me parashkrimin e veprave penale të politikanëve dhe qeveritarëve. Problemi është se, kur të vinë shumë vonë mendtë, nuk t’i hanë as qentë. Më kollaj do besojmë se fluturon gomari, se sa Berisha do arrije një ditë të respektojë ligjin. Si narcist dhe hallexhi që është, do të na binde se, jashtë limiteve të tij nuk ka zgjidhje dhe se ato limite, janë limite të vetë Shqipërisë”, shkruan ai.

Kara ka bërë dhe një renditje të ngjarjeve që mund të fundosin Berishën, të cilave ju ka shpëtuar vetëm prej parashkrimit ligjor.

Sidoqoftë, heqja e parashkrimit të veprave penale të qeveritarëve, do të cenoje së pari vetë Berishën, duke e riprezantuar së pari me Dosjen Arsidi, për të vazhduar me pas me aferën e lojërave të fatit, thyerjen e embargos, piramidat, hapjen e depove, Gërdecin etj. Berisha thjesht po kërcënon politikën me heqjen e parashkrimit, duke i thënë asaj, që në rast se ai bie do të birë edhe ajo. Uroj me gjithë zemër që kjo gjë të ndodhë”, shkruan ai.

Politike Berisha Kara pranga